LAJMI I FUNDIT:

Maradona i gatshëm të punojë pa para për Argjentinën

Maradona i gatshëm të punojë pa para për Argjentinën

Diego Maradona kërkon rikthimin tek Kombëtarja Argjentinase.

Pas dështimit në Kupën e Botës ‘Brazil 2010’ ku u mund nga Kombëtarja Gjermane me rezultatin e thellë 4-0, ‘El Pibe D’oro’ kërkon të rikthehet sërish në krye të stolit argjentinas.


Dëshira e Maradonës është aq e madhe sa që ka deklaruar se është i gatshëm të punoj pa para.

“Paratë nuk janë gjithçka në jetë. Shpesh mediat më cilësojnë si trajner që kërkoj të paguhem shumë. Kjo nuk është e vërtetë”.

Argjentinasit nuk i ndal as moti i keq, duan kthimin e Messit në kombëtare (Foto)
Lexo po ashtu Argjentinasit nuk i ndal as moti i keq, duan kthimin e Messit në kombëtare (Foto)

“Nëse më cilësojnë si të tillë nuk e di se ç’mund të thonë për trajner si Mourinho apo Ancelotti, por edhe shumë të tjerë. Dëshiroj shumë t’i rikthehem stolit të Argjentinës, të debatoj me gazetarët, të punojë me futbollistët”.

Pas dorëheqjes së Gerardo Martino, Federata Argjentinase e Futbollit është vënë në kërkim të një trajneri.

Ish-kampioni i botës në vitin 1986 shpreson që kandidatura e tij të merret në konsideratë.