eksperti ad

Në listën e vendeve më paqësore në botë, nga vendet e Ballkanit, Sllovenia është është vlerësuar më së miri.

Maqedonia ndodhet në vendin e 65-të, Kroacia në vendin e 28-të, Serbia 50, Mali i Zi 67 ndërsa Bosnja dhe Hercegovina ka vendin e 81 dhe Kosova në vendin e 86-të që vlerësohen, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Afganistani ka vendin e fundi, ndërsa në fund të listës janë Siria, Sudani Jugor, Jemeni dhe Iraku.

Sipas "Institute for Economics and Peace", Islanda vlerësohet e para si vend më paqësor në botë ndërsa pas Islandës vinë Zelanda e Re, Portugalia dhe Austria.

Në vendin e gjashtë është Danimarka, në vendin e gjashtë Kanada para Singaporit dhe në vendin e tetë Sllovenia.

Në top dhjetëshin janë edhe Japonia dhe Çekia, ndërsa këtu ndodhen edhe Zvicra, Irlanda dhe Australia./Telegrafi/