LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, vitin e kaluar janë dorëzuar 80 ankesa për diskriminim

Maqedoni, vitin e kaluar janë dorëzuar 80 ankesa për diskriminim

Vitin e kaluar janë dorëzuar 80 ankesa tek Avokati i Popullit për mbrojtje nga diskriminimi, ndërsa më shpesh qytetarët ankohen se diskriminohen në vendet e punës, për mobing, diskriminim gjatë punësimit në vende të caktuara dhe diskriminim në baza etnike dhe fetare.

Zv.Avokati i Popullit Sllavço Timov, tha se rastet më të shpeshta të diskriminimit, për të cilat janë dorëzuar ankesat, janë nga personat e komunitetit rom gjatë kalimeve kufitare, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Ata trajtohen si persona që dalin me qëllim për të kërkuar azil në vende tjera, që në 90 përqind të rasteve nuk është e saktë”, tha Timov.

Ai tha se vitin e kaluar Trupi lokal koordinues ka përgatitur plan aksionar për mbrojtje dhe parandalim të diskriminimit, ndërsa aktivitetet e tyre janë financuar nga buxhetet komunale.