LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, sezoni turistik i mbush xhepat e policëve të korruptuar në vendkalimet kufitare

Maqedoni, sezoni turistik i mbush xhepat e policëve të korruptuar në vendkalimet kufitare

Gjatë ditës së sotme, Ministria e Punëve të Brendshme dhe zëdhënësi e saj, Toni Angllovski njoftuan se janë arrestuar pesë policë për dyshime për ryshfet në vendkalimin kufitar ‘Bogorodicë’. Policia gjatë kontrollit mbrëmë ka gjetur, para, alkool, objekte të vlefshme që dyshohet se janë marrë si ryshfet.

Viktimat e policëve të korruptuar kryesisht janë agjencitë turistike dhe vozitësit e kamionëve. Ata paguajnë që të mos kontrollohen, apo për të heshtur për mungesë të dokumentacioneve, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ky është rasti i tretë këtë javë ku policët merren me ryshfet, shitje të drogës dhe aktivitete tjera kriminale.

Deri tani kasafortat e mëdha të kontrollit të brendshëm në MPB i fshihnin të dhënat për pronën e policëve. Të gjithë policët kishin obligim të dorëzojnë listë të pronës, por asnjëherë nuk janë kontrolluar.

Por kontrolli i pasurisë së policëve ka qenë i ndërlikuar për autoritetet, kështu që me ligjin e ri të janarit u hoq detyrimi që policët ta paraqesin pronën.

Kasafortat që janë donacion nga jashtë do të mbeten të shmrazura, ndërsa GRECO kërkon të gjendet mënrë që të hetohet prona e policëve.

Spasovski paralajmëron veting apo kontroll të policëve, por te ne vetingu propozohet vetëm për policët, edhe pse ekspertët thonë se duhet të përfshijë të gjithë strukturat tjera që luftojnë krimin./Telegrafi/

Veting për policët e Maqedonisë
Lexo po ashtu Veting për policët e Maqedonisë

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori