LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, projekt-ligji për moshën e pensionimit përçan sindikatat

Propozimi për ndryshime ligjore që të punësuarit e moshës së shtyrë të mos e vazhdojnë punën edhe për tre vjet pasi të kalojnë pragun e pensionimit, ka ndarë sindikatat në dysh. Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës dyshon se qëllimi i Qeverisë është që me këtë masë të ndikojë në punësime partiake në prag të zgjedhjeve. Kreu i SASHK-ut, Jakim Nedelkov thotë se kjo masë vetëm në sektorin e arsimit do të prek mbi 4 mijë të punësuar, të cilët janë mbi moshën 62 vjeçe për femrat, përkatësisht 64 vjeç për meshkujt.

“Duke pasur parasysh që jemi në vitin e zgjedhjeve mund të ndodhë që kjo të jetë një masë populiste, e cila do të rezultonte me përfitimin e votave të reja me punësime partiake. Kurse nga ana tjetër, duke ndjekur direktivat Evropiane ku praktikojnë moshën 67 vjeçe për stazhin e punës, përkatësisht pensionimin me moshë, tani Maqedonia si vend kandidat për të hyrë në BE me këtë masë të re do të hasë në kritika të shumta nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar”, deklaroi Jakim Nedelkov, Sindikata e Arsimit.


Sindikata e të punësuarve në Klinikën e Shkupit e mirëpret propozimin duke thënë që kjo masë mund të ndikojë drejtpërdrejtë në parandalimin e largimit të mjekëve të rinj nga vendi. Goran Begoviq, thotë se duhet patjetër të shfuqizohet vendimi për shtyrjen e pragut të pensionimit. Ai thotë se ligji aktual është keqpërdorur.

“Mendoj se këtu qëndron problemi kryesorë se dikush e keqpërdorë ligjin aktual. Është mendimi im që nuk do t’ju pëlqejë të gjithëve. Por, aktualisht kjo po keqpërdoret nga interesat personale që disa prolongojnë pensionimin e tyre, duke i shfrytëzuar mundësitë ligjore për të vazhduar me punë edhe tri vite. Tek ne është e lidhur edhe me veprimtarinë profesionale të fakulteteve të medicinës”, deklaroi Goran Begoviq, Sindikata e Shëndetësisë.

Sipas ligjit për marrëdhënie pune, të miratuar në 2005, punëtori me deklaratë me shkrim mund të kërkoj që t’i vazhdohet marrëveshja e punës më së shumti 67 vjet për meshkujt dhe 65 vjet për femrat. Me ndryshimet e propozuara, kjo masë pritet të shfuqizohet. Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska tha se me këtë draft ligj kanë për synim që të freskojnë sektorin privat dhe atë publik, në mënyrë që kuadrove të reja të kualifikuara tu jepet mundësia për të hyrë tre vjet më herët në tregun e punës. Ajo nuk përjashtoi mundësinë që në sektorë të caktuar ku ka deficit të kualifikuar, të punësuarit mund të vazhdojnë punën për tri vjet tjera, por me pëlqimin e punëdhënësve./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes

Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes "Prishtina e Re" tregojnë për pasojat pas reshjeve të shiut

Elfije Boletini
Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Kronika e Zezë
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Lajme
Tre të lënduar nga aksidenti që ndodhi te

Tre të lënduar nga aksidenti që ndodhi te "kafet e vogla" në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori