LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, mbetet pezull marrëveshja mes SASHK-ut dhe MASH-it për rritjen e pagave

Maqedoni, mbetet pezull marrëveshja mes SASHK-ut dhe MASH-it për rritjen e pagave

Pavarësisht pritjeve të SASHK-ut, Qeveria në seancën e sotme nuk vendosi për kërkesën e mësimdhënësve për rritjen e pagave. Edhe pse ishte në rend dite, Qeveria vendosi që debati për buxhetin e vitit 2020 të shtyhet për seancën e radhës. Një ditë më parë Ministri i Arsimit Arbër Ademi u zotua se në seancën e sotme do t’i jepet fund çështjes së pagave në arsim por pa saktësuar nëse do të pranojnë kërkesën e SASHKU-t për rritjen e pagave.

Kreu i SASHK-ut Jakim Nedellkov tha se të enjten organi vendimmarrës i Sindikatës do të bëj të ditur nëse greva e paralajmëruar do të fillojë më 11 nëntor. Mirëpo, Nedellkov edhe një herë përsëriti se SASHK -u nuk heq dorë nga qëndrimi që rritja të fillojë e pagave të fillojë nga 1 janari i 2020-s.


“Mes kërkesave që kemi, ky është kushti i parë që duhet të plotësohet ndërsa rreth përqindjes kuptohet që është lëndë e bisedimeve. Po e përsëris edhe një herë, nëse kushti i parë nuk plotësohet vendimi i SASHK-ut ishte që prej të hënës, 11 nëntor të nis greva e përgjithshme. Ne akoma nuk e dimë se çfarë do të vendos qeveria, nëse rritja do të nis prej në janar dhe nëse bëhet prej në janar atëherë sa për qind. Ne shpresojmë që deri të mërkurën do të kemi informimin e kompletuar të Qeverisë -deklaroi Jakim Nedellkov, kryetar i SASHK-ut.

Përveç rritjes së pagave, SASHK-u kërkon gjithashtu ndryshimin dhe plotësimin e kontratave kolektive për arsimin fillor dhe të mesëm, regres për pushim vjetor, kompensim për transportin e mësimdhënësve, pagesë për orët shtesë mësimore, revidim i pagesës së orëve për mësim të kombinuar, përgatitjen dhe nënshkrimin e kontratave kolektive për arsim të lartë dhe shkencë, të cilat do të fillonin me zbatim nga 1 janari i vitit 2020./alsat/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajme
Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Drejtësi
Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori