LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, gardianët e burgut, ende pa zgjidhje për të drejtën e pensionit

Maqedoni, gardianët e burgut, ende pa zgjidhje për të drejtën e pensionit

Vazhdon golgota e gardianëve të burgjeve që i plotësojnë kushtet për dalje në pension. Pas pesë muajve nga miratimi i Ligjit të ri për shqiptimin e sanksioneve, policët që e kanë arritur moshën për dalje në pension, edhe më tej s’mund ta gëzojnë këtë të drejtë.

Në tekstin e Ligjit nuk është vendosur koeficienti me të cilin do të përcaktohet lartësia e pensionit që duhet ta marrin pensionistët e ardhshëm. Premtimet e kompetentëve ishin se menjëherë pas kthimit nga pushimet vjetore, deputetët do t’i votojnë ndryshimet e Ligjit dhe në fillim të këtij muaji, problemi në fjalë do të zgjidhet. Tani, gardianët e burgjeve druajnë se deri në fund të vitit nuk do të marrin asnjë qindarkë nga pensioni i merituar.


“Flasim për të drejtë në këtë shtet kurse e drejta na është shkurtuar, 35 vite punuam me nder dhe mbetëm në rrugë, t’ju them të drejtën”-tha Kole Ganzovski- gardian burgu.

Për problemin e tyre, gardianët do ta njoftojnë edhe kryeministrin Zoran Zaev kurse shkresë do të dërgojnë edhe tek ambasadori i BE-së Samuel Zhbogar dhe tek të gjitha ambasadat në vend. Me frikë për të ardhmen e tyre, një pjesë e gardianëve këmbëngulim të mos e zbulojnë identitetin e tyre.

“Në Ligj shumë mirë shkruan, me përmbushjen e 40 viteve të stazhit me beneficion dilet në pension, dhe kjo vlen për çdo person të autorizuar zyrtar”-pohoi një gardian anonim i burgut.

Sindikata e gardianëve të burgjeve ka dërguar gjithashtu një projekt-ndryshim në ligjin për sanksione që do të zgjidhnin menjëherë problemin. Por, nuk ka asnjë përgjigje deri më tani nëse ndryshimet do të pranohen dhe përfshihen në ligj. Njoftohen bllokime nëpër rrugët dhe institucionet kryesore në vend, si dhe një grevë e përgjithshme përpara qeverisë muajin e ardhshëm. Nëse kjo nuk funksionon, ata njoftojnë se do të vendosin tenda para kuvendit.

“Është shumë e vështirë. Të gjithë kemi kredi, përmbaruesit tashmë janë duke thirrur, është shumë e vështirë për ne, shumë. Është turp për një vend, që të mos ketë koeficient të përllogaritjes së pensioneve. ke punuar për tridhjetë vjet dhe nuk mund të ushtrosh të drejtën tënde”- gardianëve anonim i burgut.

Është e paqartë se si askush nga krijuesit e tekstit të ligjit, nuk e ka parë se është lënë anash pjesa që përllogarit me sa pension do të dalin gardianët e burgut në pension. Tani me këtë problem po përballen qindra gardianë të burgut./alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori