LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, deri të premten do të përfundojnë analizat për çmimet e sheqerit, vezëve dhe vajit

Maqedoni, deri të premten do të përfundojnë analizat për çmimet e sheqerit, vezëve dhe vajit

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi pret që deri të premten të përfundojnë analizat të cilat duhet të tregojnë se a do të ngrihen çmimet e sheqerit, vezëve dhe vajit.

Siç tha sonte Bekteshi në një emision në televizionin Telma, priten të dhëna plotësuese nga odat ekonomike dhe Drejtoria Doganore.


“Nuk kanë përfunduar analizat. Pres që deri të premten të përfundojnë. Presim të dhëna shtesë nga odat dhe Drejtoria Doganore. Atëherë do ta informojmë Qeverinë. Nëse ka hapësirë për uljen e çmimeve, do ta bëjmë këtë. Për momentin askush nuk punon me humbje, por përsëri do të them, derisa nuk i kemi të gjitha të dhënat nuk do të marrim vendim. Kryesisht prodhuesit i referohen çmimit të sojës dhe misrit. Te çmimet e misrit në bursat botërore ka ulje, ndërsa e kundërta është për sojën”, theksoi Bekteshi.

Sipas tij, analizat për çmimet e produkteve të mishit, pemëve dhe perimeve në Ministrinë e Ekonomisë nuk bëhen.

“Ministria e Ekonomisë nuk ka mekanizma për masa në pjesën e pemëve dhe perimeve. Bisedova me ministrin Lupço Nikollovski që Ministria e Bujqësisë të bëjë analiza. Nëse MBPEU ka propozim konkret, do ta pranojmë. E njëjta vlen edhe për produktet e mishit”, nënvizoi Bekteshi.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori