Ministria e Kulturës ka miratuar fondin prej 14 milionë euro për realizimin e projekteve me interes nacional në kulturë për këtë vit. Rezultatet e konkursit janë shpallur të enjten, nga ministrja Bisera Kostadinovska Stojçevska, e cila ka përgëzuar punën e komisioneve dhe përzgjedhjet e bëra prej tyre. Projektet me interes nacional që do të realizohen gjatë këtij viti do të mbështeten me 14 milionë euro (mbi 867 milionë denarë), ose me 1,5 euro më shumë sesa vitin e kaluar.
Edhe gjatë këtij viti komisionet kanë konstatuar aplikime me të njëjtin projekt disa herë, ose me projekte që janë realizuar vite më parë. Nga gjithsej 3132 aplikime janë refuzuar vetëm 10 për qind prej tyre. Sipas ministres përzgjedhja e fituesve është bërë duke u bazuar tek cilësia, mbështetja e artistëve të rinj, e shprehjeve krijuese dhe novatore, projekteve me reputacion tradicional dhe të dëshmuar, respektimi i parimit të përfaqësimit gjinor dhe etnik.
“Cilësinë, novitetin dhe kreativitetin i kemi vendosur si prioritete….Komisionet kanë punuar me profesionalizëm dhe tek unë s’ka ardhur asnjë ankesë prej tyre. Ndoshta edhe pse ka vite që është kthyer në trend, reagimet pas shpalljes së rezultateve e që nuk besoj se këtë vit do të anashkalohet. Por vërej se po zvogëlohen çdo vit, pasi punojmë në një formë gjithnjë e më transparente“, ka thënë ministrja.
Ministria e Kulturës po ashtu ka publikuar edhe rezultatet për projektet e paraqitura nga institucionet nacionale në konkursin e muajit qershor, që po ashtu janë pjesë e programeve vjetore të punës së këtyre institucioneve.
Për projektet e përzgjedhura dhe të refuzuara aplikantët do të njoftohen në përputhje me Ligjin për Kulturë. Për çdo projekt të dorëzuar, përdoruesi do të njoftohet në mënyrë elektronike. Subjektet, projektet e të cilëve janë përzgjedhur në Konkurset Vjetore, pas marrjes së vendimeve, do të lidhin marrëveshje për financimin e një projekti me interes kombëtar në kulturë me Ministrinë e Kulturës në përputhje me Ligjin për Kulturë. Sipas 65 të Ligjit për kulturën, animimet mund të bëhen në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të vendimit.
Konkurset vjetore për mbështetjen e projekteve me interes kombëtar në kulturë për vitin 2024 i shpallën vitin e kaluar nga 3 tetor deri më 8 nëntor. Aplikimi u bë elektronik përmes platformës kombëtare “ener”. Karakteristikë këtë vit ishte numri i vogël i aplikimeve, shkak ky që detyroi Ministrinë e Kulturës të zgjaste afatin e konkurrimit./Koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVuçiq tregon pse nuk e shpalli “okupimin e Kosovës”
Vuçiq shpalos shtatë kërkesat e Serbisë për Kosovën
Vuçiq: Sulmi në Banjskë nuk është terrorizëm
Dosja e Prokurorisë: 10 muaj para sulmit në Banjskë, Radoiçiq me grupin e tij u fotografuan para shtatores së “Car Lazarit” në Mitrovicë
Gërvalla arsyeton Osmanin që s’ia dha dorën në Podujevë
Kërkesat e Vuçiqit karshi Kosovës, Gërvalla: Të vjetra bre
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Reagon Putini, pas paralajmërimeve të SHBA-së dhe MB-së se do të lejojnë Kievin të përdorë armë me rreze të gjatë kundër objektivave brenda Rusisë
"Të largohem nga Barcelona për 120 milionë euro?", Lamine Yamal flet të ardhmen e tij
Osmani për kërcënimet e Vuçiqit: Tregojnë mendësinë e tij të vërtetë – do të përballet me institucionet e Kosovës
Analisti serb: Ura e Ibrit do të hapet, Vuçiq duhet ta pranojë planin franko-gjerman
"Kemi blerë të gabuarin", Ancelotti e kishte lënë të shokuar Bellinghamin
Gjashtë vende që mund të ndërmjetësojnë bisedimet e mundshme të paqes Rusi-Ukrainë