LAJMI I FUNDIT:

Manifestimi “Roma Versitas Kosova”, Kurti ndau çmimet për kontribut jetësor të personaliteteve të komunitetit rom

Manifestimi “Roma Versitas Kosova”, Kurti ndau çmimet për kontribut jetësor të personaliteteve të komunitetit rom

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori sot pjesë në manifestimin e “Roma Versitas Kosova”, për nder të 8 Prillit, Ditës Ndërkombëtare të Romëve, ku edhe u bë ndarja e çmimeve për kontributin jetësor të personaliteteve të komunitetit rom.

Me këtë rast, kryeministri shprehu kënaqësinë që sot ishin bashkë për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Romëve, por edhe për të shprehur mirënjohje ndaj personaliteteve e komunitetit rom që kanë kontribuar për Kosovën.


“Çdo ditë, të gjithë ne, përfshirë mua, jemi dëshmitarë të arritjeve të komunitetit rom. Kam vizituar biblioteka me libra në gjuhën rome. Kam takuar poetë e akademikë të komunitetit, që pasurojnë e promovojnë letërsinë rome. Isha pjesë e ceremonisë së betimit të oficerëve rom, pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Në Ditën e Hapur të organizuar nga Qeveria, në Akademinë e Sigurisë Publike në Vushtrri, për të frymëzuar vajza dhe djem të komunitetit për karrierë në këtë sektor të rëndësishëm për shtetin dhe për të gjithë neve, kam bashkëbiseduar me shumë të rinj me vullnet e me përkushtim për karrierë e kontribut për sigurinë e vendit”, u shpreh kryeministri.

Teksa përmendi dhe listoi gjithë nismat që janë ndërmarrë për komunitetin rom, kryeministri theksoi se qasja jonë është shumëdimensionale, sepse duam që krahas gëzimit të të drejtave të barabarta, të tilla të jenë edhe mundësitë për secilën e secilin qytetar të Republikës.

Në fund të fjalës së tij, kryeministri shtoi se përkrahja jonë për komunitetin rom në Kosovë është më e madhe se kurrë, siç është edhe kontributi i komunitetit rom në shoqërinë tonë.

“Sikurse këtu sot, uroj që kontributi juaj të njihet gjerësisht dhe që në vazhdimësi të kemi, e të kemi bashkë, të arritura të reja, e suksese të tjera që na bëjnë të gjithëve pa dallim krenar”, u shpreh Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët

Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët "joekzistentë" të QKUK-së

Shëndetësi
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Kronika e Zezë
S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

Drejtësi
Kalo në kategori