LAJMI I FUNDIT:

Mane drejt largimit, Klopp e do Raphinhan si zëvendësues të senegalezit

Mane drejt largimit, Klopp e do Raphinhan si zëvendësues të senegalezit

Sadio Mane pritet të jetë ndër lojtarët e parë që do të largohet këtë verë nga Liverpooli.

Sulmuesi senegalez e ka ndarë mendjen për t’i dhënë fund aventurës te The Reds pas gjashtë viteve qëndrim në Anfield.


E ardhmja e Manes pritet të jetë në Gjermani ku Bayern Munich po bisedon për transferimin e tij.

Gjithsesi The Reds si duket janë pajtuar me largimin e senegalezit dhe tanimë kanë gjetur edhe zëvendësuesin e tij.

Mediat në Angli kanë raportuar se Jurgen Klopp ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që ta transferojnë brazilianin Raphinha nga Leeds United.

25-vjeçari ka pasur një sezon shumë të mirë te Leeds dhe ishte më meritori që kjo skuadër mbijetoi në elitë me 11 gola e tre asistime.

Në garë fuqishëm është për brazilianin edhe Barcelona, por Klopp e do atë në Anfield.

Leeds United synon që ta shes yllin e skuadrës dhe për këtë kërkon së paku 60 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve
Tifozët assesi të pajtohen me atë që Henry ka thënë për Mbappen

Tifozët assesi të pajtohen me atë që Henry ka thënë për Mbappen

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Kalo në kategori