LAJMI I FUNDIT:

Mandzukic: Luajtëm si luanë, kalimi në finale është një mrekulli

Mandzukic: Luajtëm si luanë, kalimi në finale është një mrekulli
Mario Mandzukic (Getty Images)

Mario Mandzukic ka thënë se kualifikimi në finalen e Kupës së Botës ishte një mrekulli pasi Kroacia mposhti Anglinë 2-1 në gjysmëfinalen e së mërkurës mbrëma në stadiumin Luzhniki.

Kieran Trippier dhe Ivan Perisic shënuan në kohë të rregullt, përpara se sulmuesi Mandzukic të shënonte golin e fitores për t’i dërguar  kroatët në finalen e Botërorit.


Fitorja e vendos Kroacinë në finalen e së dielës kundër Francës dhe 32-vjeçari Mandzukic ka thënë se vendi i tij tregoi guxim të madh, ishin si luan dhe ashtu duhet të jenë edhe në finale.

Kroacia bëhet shteti më i vogël nga viti 1950 që arrin finalen e Botërorit
Lexo po ashtu Kroacia bëhet shteti më i vogël nga viti 1950 që arrin finalen e Botërorit

“Kjo është një mrekulli”, ka thënë fillimisht Mandzkuic pas ndeshjes.

“Vetëm ekipe të shkëlqyera mund të jenë aq të guximshme dhe luftuese sa ne kundër një skuadre kundërshtareve si Anglia”.

Festa e kroatëve pas fitores ndaj Anglisë (Getty Images)

“Ne kemi luajtur me zëmër gjatë gjithë turneut”.

“Jam i kënaqur me performancën time në të gjitha ndeshjet. Jam këtu për ekipin, më pëlqejnë këto ndeshje”.

Formacioni më i mirë i ndeshjeve gjysmëfinale
Lexo po ashtu Formacioni më i mirë i ndeshjeve gjysmëfinale

“Ishim nën presion ndaj Danimarkës dhe Rusisë, por të gjithë e patë atë që bëmë sot (mbrëmë)”.

“Ne ishim si luanë dhe ne do të jemi të njëjtë në finale. Ne duhet ta shijojmë finalen”, përfundoi sulmuesi kroat. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
E zbulon njëri nga investitorët arsyen e vërtetë se përse Barcelona e la Messin të largohej drejt PSG-së

E zbulon njëri nga investitorët arsyen e vërtetë se përse Barcelona e la Messin të largohej drejt PSG-së

La Liga
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Situatë e shëmtuar te Chelsea, lojtarët kapen mes vete për një penallti

Situatë e shëmtuar te Chelsea, lojtarët kapen mes vete për një penallti

Premier League
Ku janë ata tani? Dhjetë blerjet e para të Pep Guardiolës si trajner i Manchester City

Ku janë ata tani? Dhjetë blerjet e para të Pep Guardiolës si trajner i Manchester City

Premier League
Shfaqet një emër befasues për ta drejtuar Liverpoolin, u shkarkua në mars dhe tani mund ta marrë drejtimin e gjigantit anglez

Shfaqet një emër befasues për ta drejtuar Liverpoolin, u shkarkua në mars dhe tani mund ta marrë drejtimin e gjigantit anglez

Premier League
Kalo në kategori