Manchester United është shumë pranë arritjes së marrëveshjes për transferimin e mesfushorit brazilian Ederson nga Atalanta.

Sipas raportimeve të “Sky Sports”, bisedimet mes dy klubeve kanë hyrë në fazën përfundimtare, ndërsa marrëveshja pritet të mbyllet për rreth 38 milionë funte.


Shuma përfshin 35 milionë funte fikse dhe edhe 3 milionë të tjera në formë bonusesh.

telegrafi.com

Mesfushori brazilian raportohet se ka arritur tashmë marrëveshje personale për një kontratë afatgjatë me klubin anglez dhe ka pezulluar negociatat me të gjithë klubet e tjera të interesuara.

Sipas mediave britanike, marrëveshja e plotë mund të finalizohet deri në fund të javës, ndërsa Ederson pritet të bëhet përforcimi i parë i trajnerit të ri Michael Carrick në stolin e Manchester Unitedit. /Telegrafi/

telegrafi sport app