E kryer, AC Milani bëhet me trajner të ri – Ruben Amorim merr drejtimin e “Rossonerëve”


AC Milani e ka mbyllur marrëveshjen me trajnerin Ruben Amorim.
Amorim do ta drejtojë gjigantin italian, kurse do të jetë rikthimi i parë që kur u shkarkua nga stoli i Manchester Unitedit.
Gazetari Fabrizio Romano raporton se marrëveshja mes palëve është kompletuar, me Amorim që do të nënshkruajë deri më 2028 me opsion për një tjetër.
“Ruben Amorim te AC Milani si trajner, e kryer. Marrëveshje në parim deri në qershorin e vitit 2028 me opsion deri më 2029”.
“Amorim ka pranuar të gjitha kushtet dhe do të nënshkruajë këtë javë si trajner i Milanit”, thuhet në komunikatë.
🚨🔴⚫️ BREAKING: Rúben Amorim to AC Milan as new head coach, HERE WE GO! 🇵🇹
Verbal agreement done on deal valid until June 2028 plus option until June 2029.
Amorim has accepted all conditions and will sign this week as new Milan manager. 🫱🏻🫲🏼 pic.twitter.com/j3ry7G3mYq
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 15, 2026
Ndërkohë, Milani pritet të investojë edhe në afatin kalimtar veror, me objektivin për rikthimin në Ligën e Kampionëve./Telegrafi/

Nga
Telegrafi
2 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































