LAJMI I FUNDIT:

Manchester United gati të bëjë një transferim të madh prej 100 milionë eurosh

Manchester United gati të bëjë një transferim të madh prej 100 milionë eurosh

Manchester United është i vendosur të forcojë repartin e mesfushës për sezonin e ardhshëm dhe synon një talent në zhvillim të përfaqësuar nga Jorge Mendes.

Me një çmim prej rreth 100 milionë euro, Joao Neves, ylli i ri i Benficas është kthyer në objektivin kryesor të ‘Djajve të Kuq’ për të forcuar mesfushën e tyre.


Agjenti portugez Jorge Mendes, ka një numër mbresëlënës futbollistësh, duke përfshirë yjet e njohur dhe talentët në zhvillim, është kyç në këtë transferim të mundshëm.

20-vjeçari, është ndër premtimet e reja që Mendes menaxhon dhe potenciali i tij nuk ka kaluar pa u vënë re nga Manchester United.

Sipas ‘Daily Mirror’, klubi anglez e sheh Neves si elementin themelor për të rigjallëruar mesfushën e tij.

I përfaqësuar nga Mendes, futbollisti i ri portugez do të ishte xhevahiri në kurorën e projektit që United po përgatit, nën drejtimin e Sir Jim Ratcliffe, për të rindërtuar ekipin e tij në Old Traford.

Strategjia e Manchester United, siç shprehet Ratcliffe, nuk është e fokusuar në nënshkrimin e yjeve të mëdhenj, por në gjetjen e lojtarëve të duhur për të forcuar ekipin.

Koha e Casemiro te Man Utd ka mbaruar – tetë objektivat e Djajve të Kuq për mesfushën 
Lexo po ashtu Koha e Casemiro te Man Utd ka mbaruar – tetë objektivat e Djajve të Kuq për mesfushën 

Në këtë kuptim, punësimi i Neves përputhet me vizionin e klubit për të investuar në talentet e rinj dhe premtues, me synimin për të ndërtuar një ekip solid dhe konkurrues për të ardhmen.

Megjithatë për të arritur te mesfushori duhet shpenzuar 100 milionë euro dhe duhet të nxitohet për të pasi edhe klube tjera të mëdha janë vënë pas talentit portugez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani

Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani

Premier League
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?

Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?

Bundesliga
Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

La Liga
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi

“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi

Premier League
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli

Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli

Ligat tjera
PSG nuk humbë kohë - gjen zëvendësuesin e Mbappes

PSG nuk humbë kohë - gjen zëvendësuesin e Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori