LAJMI I FUNDIT:

Koha e Casemiro te Man Utd ka mbaruar – tetë objektivat e Djajve të Kuq për mesfushën 

Koha e Casemiro te Man Utd ka mbaruar – tetë objektivat e Djajve të Kuq për mesfushën 

Casemiro që konsiderohet si legjendë e Real Madridit, aktualisht është hallka e dobët në formacionin e Erik ten Hag dhe Djajtë e Kuq janë në kërkim të një gjenerali të ri në mesfushë.

“Është e vështirë. Kjo është pika që më shqetëson më shumë, që nuk luftojmë për tituj”.


“Duke qenë 20 pikë prapa vendit të parë. Ndonjëherë, as nuk mund të fle duke menduar se çfarë duhet të bëj diçka ndryshe. Është realitet. Nuk ka kuptim të mendojmë për titullin apo vendet e Ligës së Kampionëve, duhet të mendojmë për ndeshjet e sotme”, kishte thënë  Casemiro për ESPN pas barazimit 2-2 të Manchester United me Liverpool.

Braziliani kishte absolutisht të drejtë: United nuk do ta fitojë ligën këtë sezon, madje as do të vulosë një rikthim në kompeticionin më prestigjioz të Evropës për klube, pasi është 11 pikë prapa Tottenhamit të vendit të katërt.

Por braziliani nuk arriti të pranonte se ai është pjesërisht përgjegjës për gjendjen aktuale të Djajve të Kuq, me tifozët që gjithashtu vuajnë.

Casemiro luajti një rol të madh kur Man United fitoi Carabao Cup dhe zuri vendin e tretë në Ligën Premier sezonin e kaluar, por ai tani është dukshëm në rënie dhe papritmas duket si një nga nënshkrimet më të këqija në historinë e fundit të klubit pasi u ble mbi 75 milionë euro. 32-vjeçari ka ende dy vjet në kontratën e tij.

Sipas ESPN , Sir Jim Ratcliffe po planifikon një ndryshim të madh veror, me Casemiron në mesin e 11 lojtarëve të ekipit të parë që mund të shiten.

"Unë punoj ngushtë me Ratcliffe" - Erik ten Hag ndjehet i qet për të ardhmen e tij pavarësisht thashethemeve për shkarkim
Lexo po ashtu "Unë punoj ngushtë me Ratcliffe" - Erik ten Hag ndjehet i qet për të ardhmen e tij pavarësisht thashethemeve për shkarkim

Man United me siguri ka nevojë për një përmirësim të dukshëm, ndërsa Kobbie Mainoo, tashmë po shihet si një e ardhme e sigurt, por rreth tij pritet të vijnë edhe lojtarë të tjerë.

Më poshtë e gjeni emrat që Manchester United është duke i monitoruar.

Joao Neves (Benfica)

Amadou Onana (Everton)

Exequiel Palacios (Bayer Leverkusen)

Morten Hjulmand (Sporting CP)

Ederson (Atalanta)

Joao Palhinha (Fulham)

Ross Barkley (Luton Town)

Joshua Kimmich (Bayern Munich)

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Liga e Kampionëve
Notat e lojtarëve, Bayern Munich 2-2 Real Madrid: Shkëlqejnë Kroos dhe Kane

Notat e lojtarëve, Bayern Munich 2-2 Real Madrid: Shkëlqejnë Kroos dhe Kane

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Spektakël në Gjermani, por pa fitues: Real Madridi merr rezultat pozitiv përballë Bayernit në Allianz Arena

Spektakël në Gjermani, por pa fitues: Real Madridi merr rezultat pozitiv përballë Bayernit në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori