Manchester City prezanton fanellën e tretë, është thjeshtë fantastike


Manchester City ka prezantuar edhe fanellën e tretë që do ta bartë për sezonin 2023/24.
Kampioni në fuqi i Evropës ka prezantuar fanellën e tretë nga 'Puma' në Japoni ku po qëndrojnë për fazën përgatitore.
Fanella është dizajnuar me rrufe dhe vetëtima duke treguar në një farë mënyre edhe forcën e skuadrës së Guardiolës.
Për herë të parë kjo fanellë do të përdorët në ndeshjen miqësore që Manchester City do ta zhvilloj ndaj Bayern Munich.
Erling Haaland, Jack Grealisht dhe Mateo Kovacic ishin tre futbollistët e përzgjedhur për prezantimin e fanellës së tretë të kampionëve në fuqi të Anglisë. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
25/07/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



































