LAJMI I FUNDIT:

Manchester City nuk e diskuton fitoren ndaj Watford, Gabriel Jesus shënon ‘poker’ golash

Manchester City nuk e diskuton fitoren ndaj Watford, Gabriel Jesus shënon ‘poker’ golash

Manchester City ka shënuar fitore ndaj Watford me rezultat 5-1 në kuadër të javës së 33-të në Ligën Premier.

Ndeshja nisi shumë mirë për qytetarët që arritën të shënonin që në start.


Oleksandr Zinchenko asistoi te Gabriel Jesus që shënoi në minutën e katërt për 1-0.

Në minutën e 23-të, braziliani shënoi sërish, kësaj radhe pas asistimit të De Bruyne.

Watford u mendua se hapi ndeshjen në minutën e 28-të, kur Hassane Kamara shënoi për 2-1.

Pjesa e parë u mbyll me golin e Rodrit për 3-1 të shënuar në minutën e 43-të.

Edhe fillimi i pjesës së dytë ishte i vrullshëm, me Gabriel Jesus që shënoi dy herë brenda pak minutash.

Fillimisht ai gjeti golin në minutën e 49-të nga penalltia, ndërsa pas katër minutash Gabriell Jesus shënoi golin e katërt personal për 5-1.

Deri në fund edhe pse kishte raste, rezultati nuk ndryshoi.

Manchester City me këtë fitore tani ka 80 pikë, katër më shumë se sa Liverpooli që ka një ndeshje më pak./Telegrafi/