LAJMI I FUNDIT:

Manaj me golat e tij e kualifikon tutje Barcelonën B, kalimi në Segunda Division tani është afër

Manaj me golat e tij e kualifikon tutje Barcelonën B, kalimi në Segunda Division tani është afër

Barcelona B ka arritur që të kalojë edhe ekipin e Badajozit në play-off dhe atë fal paraqitjes fantastike të Rey Manajt.

Fillimisht ishin miqtë që kaluan në avantazh në minutën e 40 me Guzman Casaseca.


Për katalanasit Rey Manaj do të kthehej vendimtar.  Sulmuesi shqiptar ka realizuar gol të bukur me kokë teksa, kur ishte minuta e 83-të e ndeshjes.

Në minutat shtesë nuk do të kishte të tjera gola dhe gjithçka u vendos nga penalltitë.

Manaj edhe aty shënoi, ndërsa Barcelona B fitoi 5-3.

Klubi ku luan Manaj është në rrugë të mirë që të ngjitet në Segunda Division. /Telegrafi/