LAJMI I FUNDIT:

Man Utd ka mposhtur Realin në garë për Donny Van de Beek

Man Utd ka mposhtur Realin në garë për Donny Van de Beek

Donn Van de Beek karrierën sipas gjitha gjasave do ta vazhdoj në Ligën Premier.

Mesfushori holandez prej kohesh po kërkohet nga gjiganti anglez Manchester United që duket se e ka bindur për një marrëveshje.

Ka qenë e përditshmja spanjolle Marca që ka raportuar se Man Utd kanë fituar garën me Real Madridin për të nënshkruar me lojtarin.

Djajtë e Kuq kanë arritur marrëveshje personale me agjentin e Van de Beek për një kontratë pesë vjeçare me pagë vjetore prej rreth 7,5 milionë euro.

22-vjeçari kishte arritur marrëveshje personale vitin e kaluar edhe me Real Madridin, por që në fund transferimi i tij në Santiago Bernabeu dështoi shkaku që Los Blancos nuk arritën James Rodriguez dhe Gareth Bale.

Donny van de Beek . (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Pas arritjes së marrëveshjes personale me lojtarin, tani Unitedit i mbetet që të gjejë gjuhë të përbashkët me Ajaxin sa i përket çmimit të reprezentuesit holandez.

Kampioni në fuqi i Holandës e vlerëson jashtëzakonisht shumë yllin e tyre dhe për ta lënë të lirë synon që të fitojë mbi 65 milionë euro.

Van de Beek këtë edicion ka zhvilluar 37 ndeshje zyrtare në të gjitha garat me Ajaxin ku ka shënuar 10 gola dhe ka asistuar në 11 të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Serie A
Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Premier League
Kalo në kategori