LAJMI I FUNDIT:

Man Utd i hapur t’i dëgjoj ofertat për Rashford, tre top klube duan anglezin 

Man Utd i hapur t’i dëgjoj ofertat për Rashford, tre top klube duan anglezin 

E ardhmja e Marcus Rashford te Manchester United nuk është e sigurt dhe ai mund të largohet në fund të sezonit nga Old Traford.

Sulmuesi anglez nuk është se ka pasur formën më të mirë këtë edicion, ku në 40 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar vetëm tetë gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë.


Siç ka raportuar mediumi anglez The Telegraph, Manchester United do të ishte i gatshëm të dëgjonte ofertat për sulmuesin e talentuar anglez, duke hapur kështu mundësinë e një largimi që ka ndezur interesin e gjigantëve evropianë si PSG, Tottenham dhe Bayern Munich.

Lista me pesë lojtarët që Man Utd mund të nënshkruajë për të zëvendësuar Rashfordin
Lexo po ashtu Lista me pesë lojtarët që Man Utd mund të nënshkruajë për të zëvendësuar Rashfordin

Për Paris Saint-Germain, Rashford përfaqëson një opsion të kalibrit të lartë për të plotësuar vendin e lënë bosh nga Kylian Mbappe, i cili është afër përfundimit të kontratës dhe largimit si lojtar i lirë.

Bordi parisien sheh te anglezi jo vetëm një zëvendësues të përshtatshëm, por edhe një aset që do të forconte fuqinë e tyre sulmuese për garat e ardhshme.

Nga ana tjetër, Tottenham Hotspur nuk dëshiron të mbetet prapa në garën për të marrë shërbimet e sulmuesit të gjithanshëm.

Manchester United tremb PSG-në me çmimin e Rashford
Lexo po ashtu Manchester United tremb PSG-në me çmimin e Rashford

Nën drejtimin e trajnerit të tij Ange Postecoglou, klubi londinez po kërkon të forcojë repartin ofensivë dhe Rashford del si një opsion tërheqës falë aftësisë së tij për të performuar si anësor në të dy krahët dhe në pozicionin e sulmuesit qendror.

Ndërkohë, Bayern Munich po ndjek me vëmendje zhvillimin e ngjarjeve. Me largimin e mundshëm të Leroy Sane në horizont, skuadra bavareze e konsideron Rashfordin si një kandidat të mundshëm për të përforcuar skuadrën e tyre.

“Ai nuk duket i lumtur as kur luan” - Rooney i thotë Rashfordit të rishqyrtojë të ardhmen te Man United
Lexo po ashtu “Ai nuk duket i lumtur as kur luan” - Rooney i thotë Rashfordit të rishqyrtojë të ardhmen te Man United

Megjithatë, vendimi përfundimtar mund të kushtëzohet nga lëvizjet në tregun e transferimeve dhe nevoja për të siguruar një zëvendësim të përshtatshëm përpara se të humbet Sane.

Me një çmim të vlerësuar prej 80 milionë euro dhe një kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2028, Marcus Rashford qëndron si një nga objektivat më të lakmuar në treg dhe fati i tij premton të jetë në qendër të vëmendjes në javët në vijim. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Tre kandidatët favorit që po përfliten si zëvendësues të Xavit tek Barcelona

Tre kandidatët favorit që po përfliten si zëvendësues të Xavit tek Barcelona

La Liga
Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

La Liga
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Fabregas mbajti fjalën, dërgon në Ibiza të gjithë skuadrën e Comos pas kalimit në Serie A

Fabregas mbajti fjalën, dërgon në Ibiza të gjithë skuadrën e Comos pas kalimit në Serie A

Serie A
Ylli i Spanjës humb Euro 2024 shkaku i lëndimit

Ylli i Spanjës humb Euro 2024 shkaku i lëndimit

Përfaqësueset

"Chelsea nuk gaboi me largimin e Havertz, gaboi me Kovacicin" - legjenda franceze analizon gabimet e ish klubit të tij

Premier League
Kalo në kategori