Man Utd - Everton, formacione zyrtare


Manchester Unitedi dhe Evertoni kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.
Djajtë e Kuq janë nikoqir të Evertonit në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të kampionatit anglez, ndeshja e cila zhvillohet në Old Trafford nga ora 17:00.
Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho ka rënë në formë në ndeshjet e fundit dhe do fitore, pasi ka vetëm një të tillë në katër takimet e fundit.
Në anën tjetër, mysafirët e Evertonit kanë tri fitore radhazi në ndeshjet e fundit dhe pret ta vazhdojë serinë pozitive edhe në këtë ndeshje.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Man Utd: De Gea; Young, Lindelof, Smalling, Shaw; Fred, Matic, Pogba; Mata, Rashford, Martial.
Everton: Pickford; Coleman, Zouma, Keane, Digne; Gueye, Andre Gomes; Walcott, Sigurdsson, Bernard; Richarlison.
/Telegrafi/















































