LAJMI I FUNDIT:

Man Utd dhe Milan dalin nga gara, tre skuadra tjera e duan Aouarin

Man Utd dhe Milan dalin nga gara, tre skuadra tjera e duan Aouarin

Houssem Aouar do të largohet nga Lyon gjatë afatit kalimtar të verës.

Mesfushori francez është futur në vitin e fundit të kontratës me Lyonin dhe nuk ka pranuar rinovimin e saj.


24-vjeçari dëshiron ta bëj një hap para në karrierë dhe agjentët e tij po bisedojnë me disa skuadra të interesuara për shërbimet e tij.

Drejtuesit e Lyonit kanë frikë nga radikalizimi i kapitenit të ekipit: Aouar rriti mjekrën dhe vizitoi Mekën
Lexo po ashtu Drejtuesit e Lyonit kanë frikë nga radikalizimi i kapitenit të ekipit: Aouar rriti mjekrën dhe vizitoi Mekën

Megjithatë Calciomercato ka raportuar se dy gjigantët evropianë, Milan dhe Manchester United kanë dalë nga gara për transferimin e francezit, pasi kanë të tjera objektiva.

Por lideri aktual i Serie A, Napoli është futur fuqishëm në garë dhe dëshiron transferimin e tij në ‘Diego Maradona Stadium’.

Përveç Napolit, në garë për mesfushorin janë fuqishëm edhe Roma dhe Eintracht Frankfurt dhe këto tre skuadra po shihen si ndër favoritet për t’i fituar shërbimet e tij.

Aouar këtë edicion ka pasur një formë të luhatshme dhe te Lyon ka luajtur në vetëm 10 ndeshje ku ka shënuar një gol dhe ka asistuar në një tjetër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Me ardhjen e Arne Slot, Liverpooli futet në garë për objektivin kryesor të Juventusit

Me ardhjen e Arne Slot, Liverpooli futet në garë për objektivin kryesor të Juventusit

Premier League
Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Superliga
Bayer Leverkuseni mund ta barazojë këtë fundjavë një rekord historik që nuk është thyer që 59 vite

Bayer Leverkuseni mund ta barazojë këtë fundjavë një rekord historik që nuk është thyer që 59 vite

Bundesliga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori