LAJMI I FUNDIT:

Man Utd – Chelsea: Konflikti mes Mourinhos dhe Contes në fjalët e tyre

Man Utd – Chelsea: Konflikti mes Mourinhos dhe Contes në fjalët e tyre

Sytë do të jenë të përqëndruara po aq sa në fushë edhe jashtë saj kur Jose Mourinho dhe Antonio Conte të përballen në Old Trafford të dielën.

Antonio Conte dhe Jose Mourinho do të përballen kokë më kokë për herë të parë që prej luftës së tyre të ashpër të fjalëve muajin e fundit kur Manchester United të presë Chelean të dielën në Old Trafford.


Tensionet u rritën mes dyshes që prej emërimit të Antonio Contes si pasues afatgjatë i Mourinhos në Stamford Bridge në vitin 2016, me portugezin që menjëherë u shndërrua rival i tij direkt.

Më poshtë sjellim konfliktin e tyre, çka kanë thënë ata dhe sa shpejt eskaloi situata.

Preludi – ekipet defensive dhe sezonet e Mourinhos

Thumbimet e sezonit të kaluar teksa Chelsea marshoi rejt titullit dhe United e mori Kupën e Ligës dhe Ligën e Evropës për të kompenzuar një vend të gjashtë në elitën e futbollit anglez kulmuan me një konflikt të madh verbal.

Farat e këtij konflikti u mbollën kru Mourinho u ankua për Conten për festimet e tij në hapësirën e trajnerëve në stol, teksa Chelsea shkatërroi Untiedin 4-0 në Stamford Bridge në tetor të vitit 2016.

Metoda e preferuar e Mourinhos për të mallkuar kundërshtarin me lëvdata ironike u shpërfaq shkurtin e kaluar, kur ai e quajti skuadrën lidere të Ligës Premier “një ekip shumë i mirë defensiv”, teksa Conte i tërhoqi vërejtjen ekipit të tij që të shmangin “sezonin e Mourinhos” – një periudhë e shfaqur shpesh kur Mourinho ishte te Chelsea.

Tetorin e kaluar Mourinho aludoi se Conte ishte një prej rivalëve të tij që “qajnë, qajnë, qajnë, dhe qajnë kur një lojtar është i lënduar”. për mendimin e italianit, bosi i Unitedit ishte shumë i brengosur me punët në ish klubin e tij. Skena ishte bërë gati.

“Nuk sillem si palaço në stol”

Teksa ofronte garanci për të ardhmen e tij te Unitedi më 4 janar, pas paraqitjeve mjaft të dobëta në disa ndeshje, Mourinho e identifikoi një aspekt të sjelljes së tij që beson se e veçon prej kolegëve të tjerë.

“Për shkak se unë nuk sillem si një palaçdo në stol do të thotë se e humba pasionin? Unë preferoj që të sillem ashtu si dua, më me pjekuri, më mirë për mua dhe për ekipin”.

“Nuk duhet që të sillesh si një djalosh i çmendur në stol për të pasur pasion”.

Mourinho kështu ju referua Cotnes, Guardiolas dhe Kloppit. Që të tri menaxherët u pyetën për këtë koment, vetëm njëri “e kafshoi mollën”.

“Demenza Senile”

Duke folur një ditë më vonë më 5 janar, Conte shpejt akuzoi Mourinhon për hipokrizi në një mënyrë që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

“Mendoj se ai duhet që ta shohë veten në të kaluarën, ndoshta po fliste për veten në të kaluarën, në rregull”, tha ai.

“Ka raste kur mendoj se dikush harron sjelljet e veta dhe ndonjëherë mendjo se është e njëjta gjë, nuk e di emrin e saj, ‘demenza senile’, kur je pak sa… kur e harron atë që ke bërë në të kaluarën”.

Edhe pse përkthimi i fjalës është “dementia senile”, Chelsea u detyrua që të sqarojë se Conte po kërkonte fjalën italiane për “amnezinë”.

Pa marrë parasysh, ky tashmë ishte arsyetim i mjaftueshëm. Mourinho u duk i lumtur me gjendjen e kësaj lufte dhe ishte shumë i angazhuar që të godiste Conten aty ku i dhemb më së shumti.

“Kurrë nuk do të suspendohem për fiksim të ndeshjeve”

Duke u përgjigjur për fitoren prej 2-0 të Unitedit në FA Cup ndaj Derbyt, Mourinho filloi deklaratën duke treguar një empati të rrejshme ndaj Contes – së pari duke fajësuar mediat, e më pas duke përfunduar gjithçka me një goditje në shenjë.

“Shikoni, unë nuk e fajësoj atë. Sinqerisht, nuk e fajësoj atë”.

“Mendoj se media duhet të kërkojnë falje ndaj tij dhe ndaj meje sepse pyetja që ju bë atij ishte gabim dhe për shkak të asaj ai kishte reagimin jashtë kontrollit. Por, unë nuk e fajësoj atë”.

Më pas Mourinho kaloi në fazën tjetër. Atë të kujtimit të së kaluarës, një elaborim i përgatitur mirë.

“Gjëja e vetme që dua të them për të përfunduar këtë tregim është se unë kam bërë shumë gabime në të kaluarën në stol”.

“Po, unë do të bëj më pak gabime, por unë mendoj se do të vazhdoj të bëj disa gabime tjera. Ajo që kurrë nuk më ka ndodhur dhe kurrë nuk do të ndodhë është që të suspendohem për fiksim të ndeshjeve. Kjo kurrë nuk më ndodhi dhe kurrë nuk do të më ndodhë”.

Conte ishte i implikuar në skandalin e vitit 2011 kur ishte në krye të Sienas, e më vonë ishte katër muaj i pezulluar nga aktivitetet e futbollit, por gjithnjë mohonte se ka bërë ndonjë gjë ilegale, e u shpall i pafajshëm nga një gjykatë në Itali në maj të vitit 2016.

“Një njeri i vogël, me një profil të ulët”

Conte ka folur më parë për problemet e tij me fiksimet e ndeshjeve. Pas barazimit pa gola të Chelseat në FA Cup ndaj Norëichit më 6 janar, ai natyrisht se ishte shumë nervoz.

“Unë e konsideroj atë një njeri të vogël, e konsideroj një njeri me një profil shumë të ulët”, tha Conte për Mourinhon, para se të thotë një fjalë që e mësoi së fundmi.

“Ju duhet ta njihni mirë tregimin para se ta lëndoni personin tjetër. Në periudhën e fundit ai po vuan pak nga amnezia”.

Conte më pas goditi Mourinhon për kritikat e tij ndaj Ranierit para sezonit të fundit dhe shfaqi solidaritet me teknikun e larguar nga Leicesteri.

“Më kujtohet për shembull, një shembull i çmendur me Ranierin, kur ai ofendoi Ranierin për anglishten e tij. Më pas kur u shkarkua ai barti një bluzë për Ranierin. Je fals”.

“Nëse dëshiron të luftosh një person, ju tentoni që ta vrisni dhe më pas, pas dy vitesh tentoni t’i ndihmoni atij, sepse ndoshta është mirë për juve, për profilin tuaj”.

Neveri dhe pa pendim

Në ditët pas rrethit të tretë të FA Cup, Conte nënvizoi se ai nuk pendohet për episodin. “Ai tha fjalë serioze dhe përdori fjalë serioze. Unë nuk do ta harroj këtë”, tha ai.

Mourinho më pas u tha gazetarëve se ai ndjen neveri për Conten dhe dëshiron t’ia vë vijën ksaj pune.

Atëherë, të gjithë sytë do të jenë në stol e në hapësirën e trajnerëve të Old Trafford këtë fundjavë, një gjë që mezi priste Conte teksa dilte nga Carroë Road.

“Unë dhe ai, ballë për ballë”, tha Conte. “Unë jam gati. Nuk e di nëse ai është gati”.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori