LAJMI I FUNDIT:

Man Unitedi i ofron Tottenhamit shërbimet e Shaw plus para për Rose

Man Unitedi i ofron Tottenhamit shërbimet e Shaw plus para për Rose

Manchester United është i gatshëm të dërgojë Luke Shaw në Tottenham Hotspur në këmbim të shërbimeve të Danny Rose.

Djajtë e Kuq janë të etur për të përforcuar edhe më shumë skuadrën e tyre për të rivalizuar me rivalët e Cityt për titullin e Ligës Premier.


Unitedi është gati ta bindë Umtitin për transferimin e tij në Old Trafford
Lexo po ashtu Unitedi është gati ta bindë Umtitin për transferimin e tij në Old Trafford

Sipas The Sun, Mourinho është i gatshëm të shesë Shaw në Tottenham këtë afat kalimtar të verës – me Rose të vendosur për drejtimin e kundërt.

Trajneri i Unitedit besohet të jetë irrituar me marrëdhënien e mbrojtësit me ish-trajnerin e tij të Southampton, Mauricio Pochettino, i cili tani është përgjegjës në Spurs.

Shaw nuk është pjesë e planeve të Mourinhos (Getty Images)

Shaw me sa duket do të mirëpriste një fillim të ri, pasi kishte mbetur si zgjedhje e dytë prapa Ashley Youngit në formacionin e skuadrës nga Old Trafford.

Rose pëlqehet shumë nga Special One (Getty Images)

22-vjeçari ka filluar vetëm gjashtë ndeshje të ligës këtë sezon, me katër nga 18 paraqitjet e tij që vijnë për ekipin U-23.

Top 30 lojtarët që në qershor do të jenë falas – Nga portierët si Kepa e Casillas, mbrojtësit De Vrij e Chiellini, te sulmuesit Balotelli e Ibrahimovic (Foto)
Lexo po ashtu Top 30 lojtarët që në qershor do të jenë falas – Nga portierët si Kepa e Casillas, mbrojtësit De Vrij e Chiellini, te sulmuesit Balotelli e Ibrahimovic (Foto)

Rose, gjithashtu, ka luftuar për kohën e lojës këtë sezon pas verës së kaluar duke lënë të kuptohet se donte të largohej dhe të rriste pagën e tij aktuale.

Unitedi thuhet se është gati të ofrojë edhe para për transferimin e Rose, përveç shërbimeve të Shaw. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Blick” shokon me listën e më të mirëve në histori të Zvicrës: Shaqiri i dyti, Xhaka renditet poshtë

“Blick” shokon me listën e më të mirëve në histori të Zvicrës: Shaqiri i dyti, Xhaka renditet poshtë

Përfaqësueset
Ancelotti përfshinë në listë lojtarin që nuk ka të drejtë të luajë kundër Man Cityt të mërkurën

Ancelotti përfshinë në listë lojtarin që nuk ka të drejtë të luajë kundër Man Cityt të mërkurën

Liga e Kampionëve
Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim për arrestimin e xhudistit Akil Gjakova

Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim për arrestimin e xhudistit Akil Gjakova

Xhudo
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Kalo në kategori