Man United i cakton çmimin final Greenwoodit, dy gjigantë evropian kanë shprehur interesim
Manchester United raportohet se i ka vendosur një çmim përfundimtar kartonit të Mason Greenwood, teksa dy klube që marrin pjesë në Ligën e Kampionëve kanë shprehur interesim për anglezin.
Në muajin gusht ishte konfirmuar se Greenwood dhe United kanë rënë dakord që anglezi të vazhdojë karrierën e tij larg “Old Trafford”.
Greenwood ishte subjekt i një hetimi pasi akuza lidhur me dhunë fizike të ushtruar ndaj të dashurës së tij ishin ngritur.
Në ditën e fundit të afatit kalimtar, Greenwood kaloi në La Liga tek Getafe për pjesën e mbetur të sezonit 2023/2024. Që prej se u bë pjesë e tyre, Greenwoodi është paraqitur në 24 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar shtatë gola dhe duke asistuar në pesë të tjerë.
Sipas Fussball News, United dëshiron të paktën 40 milionë euro në rast se këtë verë bëhet shitja përfundimtare e tij.
Është raportuar se Barcelona dhe Atletico Madridi janë dy klubet më të interesuara për të siguruar nënshkrimin me të, në momentin që huazimi i tij tek Getafe mbaron në fund të sezonit.
Së fundmi Greenwood ishte përfshirë në një incident me bashkëkombasin e tij Jude Bellingham, pasi ky i fundit thuhej se kishte përdorur fjalor ofendues ndaj tij, mirëpo deri më tani nuk ka asgjë të konfirmuar dhe hetimet mbi rastin po vazhdojnë./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit
Festimi i veçantë i Rudiger: 70 metra sprint në stilin e tij!
Dita e ndeshjeve: Sot zhvillohen të gjitha ndeshjet e xhiros së 33-të në Albi Mall Superligën e Kosovës
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'"
Tifozët assesi të pajtohen me atë që Henry ka thënë për Mbappen
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend