Man City tejkalon Unitedin dhe Barçën në renditjen e sponsorizimeve në fanella – Real Madrid kryeson listën e përfituesve

Real Madridi vazhdon të kryesojë listën e ekipet që përfitojnë më shumë nga sponsorët e fanellave brenda një viti, ndërsa në vendin e dytë tashmë renditet Manchester City pas marrëveshjes së rinovuar me Puma-n.
Me marrëveshjen e re shumëmilionëshe sponsorizimi që Manchester City sapo ka nënshkruar me kompaninë Puma, sipas së cilës marka sportive gjermane do të paguajë hiq më pak se 1 miliard funte (1.153 miliardë euro) gjatë 10 viteve të ardhshme, skuadra e Cityt e ka rrëzuar Manchester United nga vendi i dytë në renditjen e klubeve që fitojnë më shumë nga sponsorizimi i fanellave.
Ekipi, i drejtuar nga Pep Guardiola nga stoli dhe Ferran Soriano nga zyrat, tashmë fiton 210.5 milionë çdo vit duke shfaqur logon e Pumas (115 milionë euro), logon e linjës ajrore Etihad (74 milionë euro) dhe logon e platformës së kriptomonedhës OKX në mëngë (21.5 milionë euro).
Megjithatë, sipas gazetës Marca, Real Madridi vazhdon të mbetet ‘mbret’ i përfitimeve nga fanella, pasi fiton një total prej 260 milionë eurosh, ku 120 milionë në vit vijnë nga Adidasi dhe nga 70 milionë euro nga kompanitë Fly Emirates dhe HP që i ka si sponsor.
Unitedi renditet në vendin e tretë me 200 milionë euro përfitime, ku 105 milionë vijnë nga Adidas, 70 nga Snapdragon dhe 21.5 nga DXC Technology, ndërsa Barcelona renditet e katërta me 183 milionë euro përfitime dhe Paris Saint-Germain i pesti me 170 milionë euro.
Në pozitën e gjashtë vjen Arsenali me 141.5 milionë euro, Bayern Munichu i shtati me 123 milionë euro, Liverpooli i teti me 102.5 milionë euro, Borussia Dortmund e nënta me 99 milionë euro dhe Tottenham Hotspur që mbyll dhjetëshen me 80 milionë euro.
Renditja e sponsorizimeve të fanellave sportive në futboll:
Real Madrid: 260 milionë euro (Adidas, Fly Emirates dhe HP)
Manchester City: 210.5 milionë euro (Puma, Etihad dhe OKX)
Manchester United: 200 milionë euro (Adidas, Snapdragon dhe DXC Technology)
Barcelona: 183 milionë euro (Nike, Spotify dhe Ambilight)
Paris Saint-Germain: 170 milionë euro (Nike, Qatar Airways dhe Snipes)
Arsenal: 141.5 milionë euro (Adidas, Fly Emirates dhe Visit Rwanda)
Bayern Munich: 123 milionë euro (Adidas, Deutsche Telekom dhe Allianz)
Liverpool: 102.5 milionë euro (Nike, Standard Chartered dhe Expedia)
Borussia Dortmund: 99 milionë euro (Puma, 1&1, Evonik dhe GLS)
Tottenham Hotspur: 80 milionë euro (Nike dhe AIA)
/Telegrafi/




















































