LAJMI I FUNDIT:

Man City është gati ta lejojë largimin e Bernardo Silvas, Barcelona ‘fërkon duart’

Man City është gati ta lejojë largimin e Bernardo Silvas, Barcelona ‘fërkon duart’

Objektivi i Barcelonës, Bernardo Silva thuhet se mund të largohet në verë nga Manchester City për një ofertë të pranueshme.

Barcelona duket se do të ketë një verë të ngarkuar. Largimet pritet të ndodhin pasi klubi kërkon të përmirësojë situatën e tyre financiare, por ardhjet janë gjithashtu të mundshme pasi Xavi Hernandez do të përmirësojë skuadrën e tij përpara sezonit të ardhshëm.


Një nga emrat e lidhur me një kalim te liderët e La Ligës është Bernardo Silva. Mesfushori i Manchester City vlerësohet shumë nga drejtuesit e Barcelonës dhe ata do të ishin shumë të interesuar për nënshkrimin e tij këtë verë.

Barcelona do të kërkojë të zgjidh problemet e mungesës së Pedrit, synon njërin nga tre super mesfushorët
Lexo po ashtu Barcelona do të kërkojë të zgjidh problemet e mungesës së Pedrit, synon njërin nga tre super mesfushorët

Sipas gazetës Sport, ata mund ta bëjnë këtë, pasi skuadra e Pep Guardiolës është e gatshme të shesë Silvën këtë verë, me kusht që të merret një ofertë e pranueshme.

Mbetet për t’u parë se sa konsiderohet e pranueshme për Cityn. Silva ka edhe dy vjet të mbetura nga kontrata e tij aktuale me kampionët e Ligës Premier, kështu që ata nuk janë nën presion për ta shitur atë në afatin kalimtar të kësaj vere.

Barcelona mund të përfundojë duke penguar ndjekjen e Real Madrid për Jude Bellingham këtë verë nëse vërtet nënshkruan Silva.

Manchester City është ndër klubet e interesuara për reprezentuesin anglez dhe Barcelona mund të sigurojë fondet e nevojshme që skuadra e Guardiolës ta nënshkruajë atë nga Borussia Dortmund. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon më në fund Akil Gjakova

Reagon më në fund Akil Gjakova

Xhudo
Pesë gola dhe dy kartonë të kuq - PSG eliminon Barcelonën nga Liga e Kampionëve

Pesë gola dhe dy kartonë të kuq - PSG eliminon Barcelonën nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Araujo, fytyra tragjike: Barcelona 1-4 PSG, notat e lojtarëve

Araujo, fytyra tragjike: Barcelona 1-4 PSG, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Dortmundi eliminon me stil Atletico Madridin për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Dortmundi eliminon me stil Atletico Madridin për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori