LAJMI I FUNDIT:

Man City dëshiron ta bëjë Haalandin lojtarin më të paguar në Ligën Premier, për të shmangur largimin e tij

Man City dëshiron ta bëjë Haalandin lojtarin më të paguar në Ligën Premier, për të shmangur largimin e tij

Klubi anglez, Manchester City është gati t’i dorëzojë një kontratë të re sulmuesit të tyre, Erling Haaland, i cili është lojtari kryesor i skuadrës këtë sezon.

Aftësia e Haalandit si një makinë për të shënuar gola ka tërhequr interesin nga klubet tjera të mëdha evropiane.


Real Madridi është klubi më i interesuar dhe mendohet se është i prirur për të ‘kapur’ lojtarin në verën e vitit 2024.

Real Madridi ka besim në transferimin e Haalandit, planifikon ofertën rekord botëror
Lexo po ashtu Real Madridi ka besim në transferimin e Haalandit, planifikon ofertën rekord botëror

Por, sipas The Sun, drejtuesit e kampionit të Anglisë do të ulen me Haalandin në fund të këtij sezoni për të përfunduar një marrëveshje të re.

Marrëveshja e re nga City do ta shohë Haalandin të bëhet lojtari më i paguar në Ligën Premier, me të ardhura prej 500 mijë funtesh apo 567 mijë eurosh në javë.

Marrëveshja aktuale e 22-vjeçarit zgjat deri në vitin 2027, por City do ta zgjasë atë me një vit si pjesë e propozimeve për të ruajtur shërbimet e Haaland pavarësisht interesimit të Real Madridit.

Haaland aktualisht fiton 375 mijë funte apo 425 mijë euro në javë, duke e bërë atë të barabartë në krye të yjeve më të paguar të Ligës Premier, së bashku me shokun e skuadrës Kevin De Bruyne dhe portierin e Manchester Unitedit, David de Gea.

Burime pranë sulmuesit norvegjez besojnë se City dëshiron ta bëjë Haalandin të parin që merr gjysmë milioni funte në javë për të dërguar një mesazh të qartë ‘duart larg’ për blerësit e mundshëm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori