Javë më parë u nda nga jeta rapsodi i njohur Zejnullah Bajrami, i cili njëherësh ishte edhe babai i Arta Bajramit dhe Don Arbas, të dy këngëtarë të njohur të tregut.

Kjo humbje i la të pikëlluar dyshen e famshme të estradës, të cilët vështirë se po e përballojnë humbjen e më të shtrenjtit të tyre.

Arta Bajrami dhe Don Arbas

Ka qenë këngëtarja Arta Bajrami ajo e cila së fundmi përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ka kujtur me mall babain e saj tashmë të ndjerë.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ajo ka publikuar një fotografi të rapsodit Zejnullahu ku shfaqet me çifteli, ndërsa në mbishkrimin e saj ka shkruar “Gjithmonë Babi”.

Arta Bajrami e kujton me këtë fotografi babain e saj të ndjerë. Burimi i fotos: InstaStory

E njëjta aktualisht ndodhet në pritjen e ëmbël, pasi viti 2018 do ta gjejë atë nënë për herë të tretë.

Bajrami është nënë e dy fëmijëve: vajzës Victoria, dhe djalit Ideal-Morris. /Telegrafi/

Babi jem djathtas me Sharki si 17 vjecar ❤️ Foto ne vitin 1969

A post shared by • A R T A • (@artathequeen) on Nov 3, 2017 at 2:51pm PDT