LAJMI I FUNDIT:

Malcom po bëhet gati për transferim në Ligën Premier, mëson në heshtje gjuhën angleze  

Malcom po bëhet gati për transferim në Ligën Premier, mëson në heshtje gjuhën angleze  

Sulmuesi i talentuar i skuadrës francez, Bordeaux, Malcom po përgatitet në heshtje për një lëvizje të tij në Angli në Ligën Premier.

Me ndeshjet e mëdha të treguara në Ligue 1, Malcolm ka rënë në syrin e shumë skuadrave të mëdha evropiane dhe veçanërisht atyre angleze.


Skuadrat më të interesuara për të janë padyshim Manchester United dhe Tottenham që tentuan ta transferojnë edhe gjatë verës, por klubi francez nuk e lirojë edhe përkundër dëshirës së lojtarit.

Manchester United ofertë prej 45 milionë euro për Malcom
Lexo po ashtu Manchester United ofertë prej 45 milionë euro për Malcom
Bayerni e gjen zëvendësuesin e Robbenit në Ligue 1, gati 40 milionë euro për Malcom
Lexo po ashtu Bayerni e gjen zëvendësuesin e Robbenit në Ligue 1, gati 40 milionë euro për Malcom

Megjithatë, tani sipas tabloidit anglez Daily Mail, Malcom është duke mësuar gjuhën angleze pas interesimit nga Djajtë e Kuq dhe Spursat.

Malcom duke festuar njërin nga golat e tij këtë sezon

United po eksploronte mundësinë e nënshkrimit të Malcom për një tarifë në rajonin prej 33 milionë funte apo rreth 40 milionë eurove dhe pastaj e huazonte atë në klubin francez.

Këto bisedime ende duhet të japin fryt, por Malcom tashmë po  përgatitet për një lëvizje ëndrrash në Old Trafford.

Postimi i bërë nga Malcolm (Foto:Instagram)

Mësimet në gjuhën angleze i zbuloi vet sulmuesi brazilian gjatë një postimi në profilin privat në Instagram gjatë të shtunës, ku ndau një imazh nga një prej sesioneve të tij të studimit.

Fotografia e postuar nga Malcolm përmbante një test me shkrime angleze dhe disa letra të vogla me fjalët kryesore apo bazike të anglishtes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Premier League
Kalo në kategori