LAJMI I FUNDIT:

“Makina juaj ka kushtuar më shumë se ne dy, tani duam dhurata” – Thuram dhe Calhanoglu bëhen viral nga një ‘Live’ me presidentin e Interit

“Makina juaj ka kushtuar më shumë se ne dy, tani duam dhurata” – Thuram dhe Calhanoglu bëhen viral nga një ‘Live’ me presidentin e Interit

Festa për titullin e 20-të në histori të klubit ka vazhduar edhe sot te Interi.

Ishte një natë e gjatë ku u festua titulli në rrugët e qytetit të Milanos, pasi zikaltërtit mposhtën rivalin lokal Milanin me rezultat 2-1 dhe festuan matematikisht titullin e kampionit.


Festa ka vazhduar edhe sot, por kësaj radhe në rrjetet sociale me mesfushorin turk Hakan Calhanoglu që ka hyrë ‘Live’ në profilin e tij në Instagram.

"Më shumë flas dhe këshillohem me të se ma babanë tim" - Marcus Thuram tregon emrin e legjendës që e këshillon për çdo gjë
Lexo po ashtu "Më shumë flas dhe këshillohem me të se ma babanë tim" - Marcus Thuram tregon emrin e legjendës që e këshillon për çdo gjë

Calhanoglu ka ftuar edhe shokët e skuadrës në ‘Live’ ku dhuruan spektakël së bashku Marcus Thuram, por edhe me presidentin Steven Zhang, i cili duket se ka gabuar që është futur në këtë ‘Live’.

“President, unë dhe Calhanoglu kushtuam zero euro. Zero euro, ndërsa makina juaj ka kushton më shtrenjtë. Ne duam një dhuratë”, i tha Thuram duke qeshur, por nuk mungoi përgjigja nga Zhang.

“E dija se ishte gabim të hyja në këtë ‘Live'”, tha Zhang, derisa Thuram tha se kushtuan më pak se një kafe.  “Janë marrë dy lojtarë për zero euro. Marrë për zero euro. Zero euro. Më pak se një kafe”, vazhdoi tutje francezi duke qeshur.

Ndërsa presidenti Zhang u përgjigj: “Nuk është e vërtetë, nuk keni kushtuar zero euro”, deklaroi Zhang.

Kaq ka mjaftuar që video e tyre të bëhet virale në rrjetet sociale ku është shpërndarë jashtëzakonisht shumë. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kalo në kategori