LAJMI I FUNDIT:

Madonna po e nxit vajzën e saj të mos depilohet nën shqetulla

Madonna po e nxit vajzën e saj të mos depilohet nën shqetulla
Lourdes Leon dhe Madonna - Getty Images

Ajo është një ndër këngëtaret që ka shkakton polemika të mëdha me intervistat që i jep për mediat.

Një të tillë e ka pasur për revistën Harper Bazar teksa ka folur edhen për higjienën e brendshme të femrave.


Në fakt, mbretëresha e muzikës Pop ka treguar arsyen pse e nxit të bijën që mos të depilohet nën shqetulla, ashtu sikurse vepron vetë artistja.

“E pashë se sa shumë duhet të përpiqeshin vajzat e njohura për t’i rënë në sy djemve. E kuptova që nuk mund të isha një prej tyre. Kështu që vendosa të bëja të kundërtën. Refuzova të bëja ‘make-up’, të kisha një model flokësh. Refuzova të rruhesha. Që në atë kohë kisha sqetulla të padepiluara”, pohoi ajo.

Këngëtarja së bashku Lourdes Leon kanë publikuar së fundi një fotografi në Twitter teksa shihen te dyja të pa rruara.

Kjo ka shkaktuar komente pozitive dhe negative në rrjetet sociale që janë për dhe kundër këtij veprimi.

Ndryshe, Madonna është duke punuar në projekte të reja muzikore dhe do të mbajë koncerte të ndryshme. /Telegrafi/