LAJMI I FUNDIT:

Madhështia e Ronaldos, Reali me një këmbë në finale (Video)

Madhështia e Ronaldos, Reali me një këmbë në finale (Video)

Real Madridi është me një këmbë në finale të Ligës së Kampionëve, pas fitores prej 3-0 kundër Atletico Madridit në ndeshjen e parë gjysmëfinale që u zhvillua në Santiago Bernabeu.

Lojtarët me fanellat e bardha luajtën më mirë në gjysmën e parë dhe krijuan epërsinë e merituar.


Një top i Casemiros rezultoi në një asistim të përsosur për Cristiano Ronaldon, i cili realizoi me kokë (10’) për ta zhbllokuar rezultatin.

Raphael Varane, Luka Modric e Karim Benzema i patën shanset për vendasit, ndërsa Kevin Gameiro e Diego Godin ishin të rrezikshëm për mysafirët në 45 minutat e para.

Realizimi i golit të parë nga Ronaldo me kokë (Real Madrid)

Në gjysmën e dytë, Los Blancos u treguan të vëmendshëm dhe njëherësh ia dolën ta shënonin edhe golin e dytë dhe të tretë.

E gjitha ishte magjia e Cristiano Ronaldos, i cili e pranoi një top nga Benzema dhe me një goditje fantastike e dërgoi topin në rrjetë (73’).

Mbrëmja e bukur e superyllit portugez nuk pati të ndalur. Ai e kompletoi edhe het-trikun falë asistimit për Lucas Vazquez (86’).

Rezultati 3-0 e bën Real Madridit favorit absolut për t’u kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve, mirëpo duhet pritur edhe 90 minutat që do të zhvillohen në Vicente Calderon. /Telegrafi/