James Maddison ka identifikuar mënyrën më të mirë të mundshme për trajnerin e Anglisë, Gareth Southgate për të neutralizuar kërcënimin e yllit francez Kylian Mbappe në çerekfinalen e Kupën e Botës “Katar 2022”.

Reklama

Mbappe, 23 vjeç, ka qenë në formë të lartë për kampionët aktual të botës dhe po udhëheq garën për Këpucën e Artë në Katar.

Superylli i Paris Saint-Germain ka shënuar pesë herë dhe dy asistime në katër ndeshje në Kupën e Botës, teksa Franca siguroi vendin e saj në çerekfinale.

Franca përfundoi në krye të Grupit D përpara Australisë, Tunizisë dhe Danimarkës përpara se të mundte me lehtësi Poloninë 3-1 në fazën e 1/8-tës në stadiumin Al-Thumama.

Reklama

Anglia, nga ana tjetër, siguroi një fitore mahnitëse 3-0 ndaj Senegalit në raundin e kaluar për të vendosur një përballje çerekfinale me Francën më 10 dhjetor.

Reklama

Maddison, i cili u emërua në skuadrën prej 26 lojtarësh të Anglisë për Kupën e Botës, e cilësoi Mbappe si një “lojtar fantastik” përpara ndeshjes së Tre Luanëve.

Megjithatë, ylli 26-vjeçar i Leicester City beson se bashkëlojtari i Anglisë, Kyle Walker mund të jetë përgjigja për të ndaluar Mbappe në stadiumin Al-Bayt.

“Ai është një lojtar fantastik, një nga më të mirët në botë. Jam i sigurt se do të përgatitemi siç duhet për të provuar ta ndalojmë atë”, ka thënë filliisht Maddison për talkSPORT.

Reklama

“Kyle Walker u nis si mbrojtës i djathtë në ndeshjen kundër Senegalit. Ai është një nga mbrojtësit më të mirë në botë, mendoj se nëse dikush mund të bëjë një punë, mendoj se është ai”.

Reklama

“Por dëgjoni, Franca ka shumë kërcënime, nuk është vetëm Kylian Mbappe. Ata janë një skuadër brilante dhe kjo është arsyeja pse ata janë kampionë në fuqi, ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm”.

“Puna taktike që bëjmë, dhe stafi këtu, puna që vazhdon në sfond që njerëzit nuk e shohin do të na lë në vend të mirë, shpresojmë se mund të kalojmë tutje”, përfundoi anglezi.

Reklama

Nëse Anglia eliminon me sukses kampionët e boës në çerekfinale, ekipi i Southgate do të përballen më 14 dhjetor në gjysmëfinale me fituesin e Marokut kundër Portugalisë. /Telegrafi/