LAJMI I FUNDIT:

Mac Allister zbulon se si e bindi Klopp të transferohej te Liverpooli

Mac Allister zbulon se si e bindi Klopp të transferohej te Liverpooli

Transferimi i fundit i Liverpoolit, Alexis Mac Allister, ka zbuluar se sa shpejt u bind për të nënshkruar për klubin nga Anfield.

Reds siguruan firmën e fituesit të Kupës së Botës “Katar 2022”, mesfushorit argjentinas nga Brighton.


Ndërsa Mac Allister ishte mirënjohës për Brighton dhe se si e sollën atë në Ligën Premier, ai pranoi se trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ishte shumë i madh për ta refuzuar.

“Ëndërr e realizuar”, fjalët e para të Mac Allister si lojtar i ri i Liverpoolit
Lexo po ashtu “Ëndërr e realizuar”, fjalët e para të Mac Allister si lojtar i ri i Liverpoolit

“Kam pasur mundësinë të flas me të dhe ishte një nga faktorët më të rëndësishëm në marrjen e vendimit kaq herët në treg”, ka thënë fillimisht Mac Allister për Liverpool Echo.

“E pashë dëshirën për të nënshkruar me mua, kështu që për mua ishte shumë e rëndësishme. Ne folëm për futbollin, si e sheh ai dhe dëshirën që klubi të vazhdojë të rritet dhe të fitojë tituj”.

Përforcimi më i madh i Liverpoolit kishte ofertë nga klubi për numrin tetë të Gerrard, por ai refuzoi
Lexo po ashtu Përforcimi më i madh i Liverpoolit kishte ofertë nga klubi për numrin tetë të Gerrard, por ai refuzoi

“Të shkosh në një nga klubet më të mëdha në botë dhe në më të madhin në Angli është një gëzim dhe ëndërr e madhe. Dua ta shfrytëzoj sa më shumë këtë mundësi, pasi vjen në një moment shumë të mirë në karrierën time”.

“Unë me të vërtetë dua të filloj me shokët e mi të ri të skuadrës dhe trajnerin tim të ri, të njihemi me njëri-tjetrin dhe të stërvitemi në mënyrën më të mirë për të ndihmuar që të jetë një sezon i mirë”, përfundoi argjentinasi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Kalo në kategori