LAJMI I FUNDIT:

Lyrical Son flet për sfidat në muzikë gjatë 2020 – tregon detaje rreth projekteve të PINT që lansohen këtë vit

Lyrical Son flet për sfidat në muzikë gjatë 2020 – tregon detaje rreth projekteve të PINT që lansohen këtë vit

I njohur tanimë për hitet dhe krijimet që ka realizuar nën nofkën e Lyrical Son, Festim Arifi (emri i vërtetë) po vazhdon të jetë akoma ndër të preferuarit e publikut.

Megjithëse këtë vit ka qenë më pasiv në muzikë për shkak të situatës së krijuar me SARS-CoV-2, në një intervistë dhënë për Telegrafin ka rrëfyer kohën e kaluar në karantinë me bashkëshorten dhe vajzat, e po ashtu edhe për planet e vitit 2021.


Autori i hitit “Pse t’fola” gjithashtu flet për gjendjen e jashtëzakonshme si pasojë e coronavirusit, duke marrë parasysh që ka ‘goditur’ mjaft shumë edhe krijimtarinë artistike.

View this post on Instagram

A post shared by Lyrical Son (@lyricalson)

Viti 2020 ka qenë pak më ndryshe dhe më i vështirë për shumë kë nga ne për shkak të pandemisë, por na tregoni se si ishte në tërësi për Lyrical Son?

Viti 2020 ka me qenë njëri prej atyre viteve që ka me u mbajt në mend, njerëzit më nuk kanë më thënë para luftës pas luftës, por kanë do thonë para pandemisë, pas pandemisë. Ky vit ka qenë shumë vit i cili të gjithë kemi pasur dëshirë që të përfundoj sa më shpejt, me ja fillu viti i ri duke menduar që ishalla me vitin e ri hiqet edhe pandemia. Sa ka ndikuar në mua, ka ndikuar shumë, jo vetëm në mua por në të gjithë estradën, njerëzit që merren me muzikë dhe me art edhe me të gjitha profesionet e tjera të cilat i ka pamundësuar pandemia, nuk po flas vetëm ekonomikisht por edhe psiqikisht ka ndikuar tek njerëzit sepse karantina dhe mbyllja nuk është gjë e mirë, sidomos kur e ke parasysh që e ke një pandemi jashtë atje që mundet më të mbyt edhe me të cilën mundesh me përcjell, me lëndu dikë apo me infektu dikë.

Si e përshkruani periudhën e karantinës, çfarë keni bërë gjatë gjithë asaj kohe?

Periudha e karantinës ishte periudhë e cila më lidhi më shumë me fëmijë, ndoshta e vetmja gjë pozitive e kësaj pandemia ka qenë kjo që jam lidhur shumë më shumë me dy vajzat e mia dhe që jam marrë më shumë me kto. Kam filluar të kuptoj pak a shumë edhe botën e tyre duke marrë parasysh profesionin që e kam nuk ma ka lejuar shumë luksin me u marrë me to, mirëpo tani e vetmja gjë që e ka pandemia është kjo që lidhesh më shumë dhe kalon kohë me familjen e ngushtë se sa që e ke kaluar përpara, për shkak kohës së limituar që e kemi nga profesioni.

Meqë pandemia është konsideruar si një periudhë me shumë ndikim në jetë, a mendoni se kishte edhe anë pozitive?

Siç theksova më lart, ishte periudhë që më ka bërë të lidhem më shumë me familjen, të kaloj kohë me vajzat e mia dhe po ashtu t’i mësoj për shumë gjëra.

Ju gjatë këtij viti ishit më pak të angazhuar në muzikë, cilat ishin arsyet e distancimit dhe mungesa me projekte?

Pandemia është njëra prej arsyeve që na ka distancuar prej projekteve të reja. Nuk është që nuk kemi punuar, kemi shumë demo të reja, kemi shumë këngë pa lansuar. Mirëpo, nuk ma merr mendja që unë si Festim nuk e kam parë shumë të arsyeshme me lansu shumë projekte në këtë kohë pandemie kur njerëzit nuk janë shumë të përqëndruar në muzikë, njerëzit janë të përqëndruar në ekzistencë dhe shëndet, do të thotë njerëzit janë të përqëndruar në shëndetin e tyre dhe për sigurimin e ekzistencës, ku sot njerëzit janë duke humbur shumë puna dhe ajo është duke pasur ndikim të madh në jetët e tyre, kështu që muzika në këtë rast nuk duhet me qenë primare në një situatë të tillë.

E ndjetë mungesën e koncerteve vitin e kaluar dhe çfarë ju ka munguar më shumë nga performancat e juaja?

Mungesa e koncerteve është ndjerë jo vetëm prej neve por prej gjithë estradës. Koncertet sjellin të mira të cilat me këto të mira ne jo vetëm se i mbajmë familjet tona por kemi edhe ekipet tona të cilët varen prej atyre pareve të koncerteve dhe kjo është një rrjet shumë i madh, nuk janë vetëm këngëtarët por rreth këngëtarëve dhe koncerteve të këngëtarëve është një industri shumë e madhe që len shumë njerëz pa punë dhe pa rrogë, pa bukë mbi tavolinë që thojnë. Ka qenë periudhë shumë e vështirë dhe është periudhë shumë e vështirë mirëpo është gjendje e jashtëzakonshme, jemi duke munduar të ruajmë shëndetin për punë dhe anën financiare do të kujdesemi në kohën kur të lirohemi prej pandemisë.

Çfarë e karakterizon vitin 2020 sipas jush?

Viti 2020, viti më i shkretë në këtë periudhën e re në të cilën po jetojmë. Ishalla nuk përsëritet më, edhe ishalla mbetet si një vit i cili ka me u kujtu prej neve si një vit i keq i cili na ka afru pak më shumë pranë njerëzve të cilët i duam dhe na ka shti me ec me këmbë në tokë.

Të gjitha lajmet nga Lyrical Son
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Lyrical Son

Çfarë tjetër keni zbuluar apo keni bërë në 2020, si pasojë e qëndrimit në shtëpi që do mund ta veçoje?

E kam zbuluar që e kam një lloj pasioni që të merrem me fëmijë, një dhunti ndoshta që fëmijët me u ndi mirë sidomos kur iu këndoj me kitarë e po ashtu kur me dy vajzat e mia mundohem të ua tregoj ndonjë storie, me ua lidh ndonjë ngjarje, normalisht ‘freestyle’ mundohem ashtu me kriju ndonjë ngjarje që i boj ato me u ndi mirë ose i edukoj për ndonjë gjë të mirë, për diçka që është në të mirë të tyre.

Një temë mjaft e diskutuar këtë vit ka qenë edhe tërheqja e trustit, ju si artist i keni tërhequr 10% nga Trusti juaj Pensional, marrë parasysh që këtë vit për shkak të kufizimeve këngëtarët s’kanë pasur mundësi të arkëtojnë të ardhura siç rëndom bëhet viteve tjera?

Nuk kam aplikuar as për 10% e Trustit as prej këto prej Komunës së Prishtinës që janë shpërndarë këto ndihmat. Ma merr mendja që shteti duhet me ditë këto punë, unë paguaj taksa shumë moti, po flas në krahasim me këngëtarët e tjerë dhe jam një prej taksapaguesve më të rregullt sa i përket industrisë së muzikës. Duhet me ditë shteti, jo ne. Shembull, kujt i ndihmon shteti dhe kujt ia kthen ato të mira që ia bon shtetit edhe kush është i përgjegjshëm ndaj shtetit, ato duhet me ditë ata. Sa mirren tek mirren unë nuk e di, shyqyr Zotit nuk kam pasur nevojë për ato ndihma dhe ende nuk kam nevojë, dhe ishalla nuk do kem nevojë për ato ndihma.

View this post on Instagram

A post shared by Lyrical Son (@lyricalson)

Cilat janë planet e Lyrical Son për vitin 2021?

Planet për vitin 2021, nuk po guxojmë me bo plane më kurgjo për të ardhmen. Plane ka shumë, ta shohim a po realizohen, besoj që ka me pas shumë klipe shumë muzikë në vitin 2021 komplet prej PINT. Albumi i Llunit po vjen, albumi i Semiautomatik po vjen, do të thotë Blleki është duke punuar, Kreshniku po punon gjithashtu, komplet anëtarët e PINT janë duke punuar në projekte të reja dhe ma merr mendja që do priten shumë mirë në vitin 2021. Për plane tjera nuk po flas se ndodh një pandemi dhe bijnë poshtë të gjitha.

Mesazhi i juaj që do e përcillje për të gjithë lexuesit e portalit Telegrafi e po ashtu edhe për fansat e juaj?

Lexuesve të Telegrafit, përcjellësve të Telegrafit apo të muzikës tonë ua kisha dhënë një porosi me qëndru sa më shumë në shtëpi me mbajt distancë me u marrë me higjienë sa më shumë, me përdorë maskën dhe duke iu uru shëndet, kënaqësi e lumturi në vitin e ri 2021, i përshëndes dhe ju them që të mbahen edhe nuk ka sfidë në botë, të cilën ne shqiptarët nuk e kemi kaluar, jemi të njohur për sfida të rënda jemi të njohur për teste të rënda që na u kanë bërë dhe gjitha ia kemi dalur mbanë e besoj që kemi me ia dalë mbanë. /Telegrafi/

Lyrical Son (Foto: Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori