LAJMI I FUNDIT:

Lyoni refuzon West Hamin për Lacazetten

Lyoni refuzon West Hamin për Lacazetten

Presidenti i Lyonit, Jean Michel Aulas, ka konfirmuar se klubi ka refuzuar një ofertë prej 40 milionë euronga West Ham Unitedi për Alexandre Lacazetten.

“Çekanët” është në mesin e klubeve angleze që kanë shprehur interesim për sulmuesin francez që sivjet ka realizuar 20 gola.


Aulas ka konfirmuar se West Hami ka bërë një ofertë të majme, por klubi francez nuk e ka në plan ta shesë Lacazetten nëse nuk vjen një “ofertë që nuk mund të refuzohet”.

“Kam thënë Alexandre Lacazette është i krijuar për që qëndruar te Lyoni”, ka thënë Aulas për Le Progres. “E pash që vëllai i tij po fliste shumë dhe nuk dua që të filloj si vitin e kaluar”.

“Kemi refuzuar shumë oferta. Më e madhja ishte ajo e West Hamit prej 40 milionë eurove”.