LAJMI I FUNDIT:

LVV dhe LDK sot takim me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve, edhe një tentim për arritjen e marrëveshjes për koalicion 

LVV dhe LDK sot takim me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve, edhe një tentim për arritjen e marrëveshjes për koalicion 

Kanë mbetur edhe tetë ditë deri në skadimin e afatit kushtetues për koalicionin qeverisës, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës as pas takimit të mbrëmshëm dhe pas afro tre muajsh negociata nuk po arrijnë të gjejnë gjuhë të përbashkët për bashkëqeverisje.

Pas takimit të mbrëmshëm ndërmjet liderëve të LVV dhe LDK-së u bë e ditur se edhe sot do të zhvillohet një tjetër takim së bashku me ambasadorët e QUINT-it dhe shefen e Misionit të Bashkimit Evropian.

“Sot pasdite, në Kuvendin e Kosovës u mbajt edhe një takim ndërmjet LVV dhe LDK. Nuk u arrit marrëveshja. Palët u pajtuan që nesër të zhvillohet një takim tjetër bashkë edhe me ambasadorët e Quint-it në Prishtinë si dhe me Shefen e Misionit të BE-së. Kanë mbetur edhe tetë ditë deri në skadimin e afatit kushtetues për koalicionin qeverisës”, njoftoi LVV.

Mospajtimet ndërmjet LVV dhe LDK-së për bashkëqeverisje janë për shkak të pozitave, ku LDK po kërkon kryeparlamentarin, pesë ministri dhe zotimin për mbështetje e kandidatit të tyre për president në vitin 2021.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka thënë se ishte kërkesë e Lëvizjes Vetëvendosje, që të martën të ketë një takim të përbashkët me QUINT-in.

Ai tha LDK tashmë i ka të qarta qëndrimet dhe pozicionin në bisedimet me LVV-në. Sipas tij, këto qëndrime janë konfirmuar në Kryesinë dhe Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori