LAJMI I FUNDIT:

LVV: 24 shtatori është data kur përfundimisht u zhveshën pretendimet e Serbisë mbi Kosovën

LVV: 24 shtatori është data kur përfundimisht u zhveshën pretendimet e Serbisë mbi Kosovën

Një muaj pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një video përmbledhëse.

Nga partia në pushtet kanë thënë se 24 shtatori është data kur përfundimisht janë zhveshur pretendimet e Serbisë mbi Republikën e Kosovës.


“Policia e Kosovës e kontrollon secilën pjesë të territorit të Republikës së Kosovës. Menduan që vetëm mund të hyjnë dhe nuk i prekë askush në synimet e tyre terroriste… Shtetet që sponsorizojnë terrorizmin si Serbia mund të provojnë skenar të ngjashëm sërish, por përgjigja do të jetë edhe më vendimtare”, thuhet në videon e LVV-së.

Tutje thuhet se tash është koha për sanksione ndaj Serbisë dhe më shumë siguri për Kosovën.

“Duhet pikëprerje e qartë në raport me aktin e 24 shtatorit. Republika e Kosovës angazhohet për paqe, siguri, bashkëpunim për zhvillim me të gjithë qytetarët, e sidomos të komunitetit serb”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori