LAJMI I FUNDIT:

Lutz pritet të emërohet trajner i Prishtinës

Lutz pritet të emërohet trajner i Prishtinës

Kroati Danijel Lutz pritet që ta udhëheqë skuadrën e Sigal Prishtinës në edicionin 2016/17.

Burime brenda klubit bardhekaltër, të enjten, kanë zbuluar se drejtuesit e Sigal Prishtinës tashmë kanë negociuar me Lutzin. Marrëveshja parimisht është arritur dhe gjithçka pritet të zyrtarizohet gjatë javës së ardhshme, raporton Koha Ditore.


Ai pritet të firmosë kontratë njëvjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Lutz te Sigal Prishtina, do ta zëvendësojë trajnerin qipriot Antonis Constantinides, i cili edicionin e fundit fitoi tripletën: titullin e kampionit të Kosovës, Kupën e Kosovës dhe Ligën Ballkanike.

“Pas largimit të Constantinidesit, Danijel Lutz ka qenë i preferuari dhe synimi kryesor i klubit për ta angazhuar. Me Lutzin është biseduar dhe gjatë javës së ardhshme pritet të zyrtarizohet gjithçka”, ka deklaruar burimi i Sigal Prishtinës.