LAJMI I FUNDIT:

Lushtaku thotë se rezultati ndaj Dukagjinit mund të ishte më i thellë

Lushtaku thotë se rezultati ndaj Dukagjinit mund të ishte më i thellë
Trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku (Foto: Shpend Ahmeti)

Drenica ia doli të fitonte 2-1 në kuadër të javës së 20-të në BKT Superligën e Kosovës ndaj Dukagjinit.

Realizatorët e golave për Drenicën ishin Zabërgja në minutën e 5’të dhe Abazi në minutën e 43’të kurse golin e vetëm për skuadrën nga Klina e shënoi Hasanaj në minutën e 88’të të takimit.


Pas ndeshjes, trajneri Tahir Lushtaku ka thënë se ishte një ndeshje e vështirë, mirëpo falë disiplinës së lojtarëve, dolën të triumfonin.

Drenica merr tri pikë të mëdha nga udhëtimi në Klinë
Lexo po ashtu Drenica merr tri pikë të mëdha nga udhëtimi në Klinë

“Një ndeshje e vështirë, terreni i papërshtatshëm për dy skuadrat, e kemi ditë që në këtë terren nuk mund ta zhvillojmë lojën tonë, por këtë e kemi pas parasysh”.

“Djemtë kanë dhënë një disiplinë që po rriten, kjo u pa. Rezultati mund të ishte më i thellë, por prapë se prapë jam i kënaqur” deklaroi Lushtaku për ArtSport. /Telegrafi/