LAJMI I FUNDIT:

Lukaku thyen heshtjen dhe zbulon klubin e ri të tij: Nesër do të udhëtoj për të nënshkruar

Lukaku thyen heshtjen dhe zbulon klubin e ri të tij: Nesër do të udhëtoj për të nënshkruar

Romelu Lukaku ka marrë vendimin për të ardhmen e tij, e cila do të jetë sërish në Itali.

Megjithatë sulmuesi belg nuk do të rikthehet për herë të tretë te Interi, por do t’i bashkohet një gjiganti tjetër italian, AS Romës.


Negociatat mes Romës dhe Chelsea janë duke u zhvilluar në këto tre ditë, teksa duket se ka një marrëveshje totale mes palëve.

Ditë vendimtare për të ardhmen e Lukakut, sot mund të bëhet i Romës
Lexo po ashtu Ditë vendimtare për të ardhmen e Lukakut, sot mund të bëhet i Romës

Ka qenë vet sulmuesi belg që ka konfirmuar se nesër (e diel) do të udhëtojë drejt Romës për të nënshkruar kontratën.

I përjashtuari nga projekti teknik i Chelseat, Romelu Lukaku konfirmoi lëvizjen e tij të afërt te Roma në periferi të një turneu për të rinjtë në Belgjikë.

Duke folur për Het Laatste Nieuws në një turne të të rinjve në Boom këtë mëngjes, ku djali i tij luajti me Anderlecht, Lukaku konfirmoi lëvizjen e tij të afërt te Roma.

Pse Roma mund të marrë marrëveshje të ndryshme me Lukakun nga Chelsea në krahasim me Interin dhe Juventusin
Lexo po ashtu Pse Roma mund të marrë marrëveshje të ndryshme me Lukakun nga Chelsea në krahasim me Interin dhe Juventusin

“Jam nervoz (për debutimin e djalit të tij), do të shkoj në Romë nesër për të nënshkruar”, ka thënë shkurtimisht Lukaku.

Megjithatë vazhdojnë të mbeten ende të pazbuluara detajet e këtij operacioni mes Chelseat dhe Romës, por që do të bëhen publike orëve në vijim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës:

Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Ylli i Interit e dëshiron kalimin vetëm te Manchester United

Ylli i Interit e dëshiron kalimin vetëm te Manchester United

Premier League
De Rossi zbulon këshillën që Allegri i dha për ta përmbysur Leverkusenin

De Rossi zbulon këshillën që Allegri i dha për ta përmbysur Leverkusenin

Serie A
Kalo në kategori