LAJMI I FUNDIT:

Lukaku i entuziazmuar me pritjen që i është bërë te Roma, ka një premtim të madh për tifozët

Lukaku i entuziazmuar me pritjen që i është bërë te Roma, ka një premtim të madh për tifozët

Romelu Lukaku më në fund është bërë me skuadër të re pas shumë spekulimeve gjatë afatit kalimtar veror.

Sulmuesi belg është bashkuar me gjigantin italian Romës si huazim një vjeçar nga skuadra angleze Chelsea.


Pritja për Lukakun ka qenë madhështore nga tifozët verdhekuq të cilëve në skuadër iu erdhi një top sulmues si belgu që ka lënë gjurmë në të gjitha klubet ku ka luajtur.

Lukaku zbarkon në Itali - atmosferë impozante nga tifozët e Romës
Lexo po ashtu Lukaku zbarkon në Itali - atmosferë impozante nga tifozët e Romës

Belgu është shprehur shumë i lumtur dhe mirënjohës për pritjen që i është bërë nga tifozët e Romës.

“Pritja që më rezervoi klubi dhe tifozët më ka emocionuar dhe është një stimul më shumë që të jap gjithçka për skuadrën time të re. Kam ndier atmosferën e stadiumit Olimpico si kundërshtar, kam ndier nxehtësinë e tifozerisë romaniste dhe tani është e bukur të jem edhe unë pjesë e kësaj”.

“Kam pasur mundësinë të flas me pronarët e klubit në ditët e kaluar dhe kam mbetur i impresionuar nga ambiciet e tyre, ndaj tani duhet të punojmë dhe të rritemi ndeshje pas ndeshjeje”.

Zyrtare: Romelu Lukaku, lojtar i ri i Romës
Lexo po ashtu Zyrtare: Romelu Lukaku, lojtar i ri i Romës

“Nga ana ime me zor pres të vihem në dispozicion të shokëve, brenda dhe jashtë fushe”, deklaroi sulmuesi belg.

Kësisoj Lukaku bashkohet me trajnerin portugez Jose Mourinho me të cilin kishte punuar më parë edhe te Chelsea dhe Manchester United. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Kalo në kategori