LAJMI I FUNDIT:

Luizi dhe Kiara shijojnë momente romantike teksa flenë së bashku në një shtrat

Luizi dhe Kiara shijojnë momente romantike teksa flenë së bashku në një shtrat

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë çifti i parë i krijuar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP2”. Këngëtari e ka shprehur pëlqimin ndaj moderatores që ditët e para që ata u bënë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Teksa ditët kalonin, Luizi thoshte se e donte, edhe pse Kiara nuk i kishte dhënë asnjë shpresë se mund të kishin diçka bashkë.


Por Ejlli arriti që ta bënte për vete dhe Tito i dhuroi puthjen që ai aq shumë e priste, duke zyrtarizuar kështu edhe romancën e tyre.

Së fundmi, Luizi ka bërë një gjest mjaft të bukur për Kiarën, duke i dhuruar varësen me kryq që gjithmonë e mbante në qafë. Teksa ishin të shtrirë në krevat, këngëtari e heq dhe ia jep moderatores.

“Këtë kryqin që e mbaj në qafë unë, nuk e kam hequr kurrë dhe nuk ia kam dhënë askujt. E gjeje kujt dua me ia dhënë”, thotë Luizi, i cili e heq dhe ia jep Kiarës.