LAJMI I FUNDIT:

Lufta Rusi-Ukrainë: Zinchenko dhe Shevchenko bëjnë thirrje për solidarizim, ndërsa rusi Smolov i thotë “jo luftës!”

Lufta Rusi-Ukrainë: Zinchenko dhe Shevchenko bëjnë thirrje për solidarizim, ndërsa rusi Smolov i thotë “jo luftës!”

Emra të njohur të futbollit si Andriy Shevchenko, Oleksandr Zinchenko dhe Fyodor Smolov kanë reaguar ndaj kaosit që po ndodh në Evropën Lindore.

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Oleksandr Zinchenko dhe ish-sulmuesi i Milanit, Andriy Shevchenko, janë ndër yjet e shquar të sportit nga Ukraina që kanë bërë thirrje për solidarizim brenda vendit të tyre ndërsa tensioni politik në rajon po përshkallëzohet.


Rusia ka nisur një sulm në shkallë të gjerë ndaj fqinjit të saj në Evropën Lindore, me autokolona ushtarake që hyjnë në tokën ukrainase nga të gjitha drejtimet me urdhër të presidentit Vladimir Putin.

Gjithçka që ndodhi në katër ditët e para të agresionit rus në Ukrainë
Lexo po ashtu Gjithçka që ndodhi në katër ditët e para të agresionit rus në Ukrainë

Shpërthime janë dëgjuar në të gjithë vendin, me Putinin që ka deklaruar se rezistenca nga fuqitë e jashtme do të përballet me një përgjigje “të menjëhershme”, duke shkaktuar shqetësim serioz te ukrainasit.

Çfarë është thënë?

Reprezentuesi ukrainas Zinchenko, i cili e luan te Man City në Angli, ka shkruar një mesazh në Instagram: “E gjithë bota e civilizuar është e shqetësuar për situatën në vendin tim. Nuk mund të qëndroj larg dhe të përpiqem të përcjell mendimin tim.”

“Në foto – vendi im. Vendi ku linda dhe u rrita. Një vend ngjyrat e të cilit i mbroj në arenën sportive ndërkombëtare. Një vend që ne përpiqemi ta lavdërojmë dhe ta zhvillojmë. Një vend, kufijtë e të cilit duhet të mbeten të pacenueshëm”.

“Vendi im i përket ukrainasve dhe askush nuk do të jetë në gjendje ta përvetësojë atë. Ne nuk do të dorëzohemi! Lavdi Ukrainës”.

Edhe ish-sulmuesi i Milanit dhe Chelseat, Shevchenko, i cili kishte rolin e përzgjedhësit të Kombëtares së Ukrainës në gusht 2021, ka reaguar për zhvillimet e fundit.

Fituesi i Topit të Artë të vitit 2004 ka shkruar në rrjetet sociale: “Ukraina është atdheu im!”.

“Kam qenë gjithmonë krenar për popullin dhe vendin tim! Kemi kaluar shumë kohë të vështira dhe gjatë 30 viteve të fundit jemi formuar si komb!”.

“Një komb qytetarësh të sinqertë, punëtorë dhe liridashës!”.

“Kjo është pasuria jonë më e rëndësishme! Sot është një kohë e vështirë për të gjithë ne. Por ne duhet të bashkohemi! Të bashkuar do të fitojmë! Lavdi Ukrainës!”.

Kush tjetër ka folur?

Roman Yaremchuk, i cili zbuloi një emblemë në mbështetje të atdheut të tij pasi shënoi për Benfican kundër Ajax në Ligën e Kampionëve të mërkurën, ka thënë: “Unë jam ukrainas dhe jam krenar për këtë. Duke qenë mijëra kilometra larg vendit tim të lindjes, dua të mbështes të gjithë ata që tani janë në tension në vendlindjen e tyre, tani është koha për t’u bashkuar”.

“Ky është vendi ynë, historia jonë, kultura jonë, populli ynë dhe kufijtë tanë. Dua të falënderoj mbrojtësit tanë për guximin e tyre. Lavdi Ukrainës.”

Sulmuesi rus, Fyodor Smolov, i cili luan për Dinamo Moskën, i dënuar veprimet e vendit të tij në një postim në rrjetet sociale ku ka shkruar: “Jo luftë!!!”.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka pohuar se Rusia ka kryer sulme me raketa në Ukrainë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Kalo në kategori