Nga: Kastriot Dervishi
Lufta e egër që Partia e Punës i shpalli kafshëve të buta të oborrit kooperativist, nuk u ndal vetëm te kafshët të cilëve iu merrej mishi e nënproduktet, por edhe te kafshët që përdoreshin për punë.
Në pjesën e fundit të diskutimeve të datës 4 nëntor 1980, shokët e byrosë vendosën fatin e derrit në fshat, si dhe u dhanë duart kafshëve të punës. Po ndërsa derri do tufëzohej “qyl”, partia mendonte se për kafshët e punës mund të jepte ndonjë kacidhe me këste (gjë e cila nuk ka funksionuar, sepse ose janë shitur shumë lirë ose janë “falur”).
Më parë të njëjtin fat kishin pësuar edhe qetë (kafshë pune për punimin e tokës me parmendë). Me këto vendime, përfundimisht, Partia e Punës e sovjetizoi tërësisht fshatarin. Pjesa e përzgjedhur më poshtë është diskutimi midis sekretarit të parë dhe kryeministrit të vendit.
Diktatori shprehet i penduar se si i ka lënë deri sot fshatarët të mbijetonin me të ardhurat që i sillte oborri i shtëpisë.
Ekstrakt nga diskutimet
Enver Hoxha: Një tjetër çështje që duhet të kemi parasysh është që oborri kooperativist të mos mbajë më derr.
Mehmet Shehu: Dakord, të mos mbajë as derr.
Enver Hoxha: Nuk ka mundësi ta mbajë derrin në oborrin e vet familja kooperativiste, se ky ka nevojë për koncentrat që ajo nuk ka t’ia japë. Në qoftë se duhen mbajtur derra, kjo t’u vihet detyrë kooperativave t’i mbajnë.
Mehmet Shehu: Janë fshatarët me popullsi të besimit ish-katolik që kërkojnë të mbajnë sot nga një derr.
Enver Hoxha: Le të kërkojnë, s’ka katolikë më te ne (të qeshura). Mishin e derrit e ha sot edhe ish-myslimani që ç’ke me të (të qeshura). Pra, derr nuk duhet të lejohet të mbajë oborri. Edhe kafshët e ngarkesës kalë, mushkë ose gomar, në asnjë mënyrë nuk duhet t’ia lejojmë të mbajë oborri kooperativist, për arsye se këto kanë nevojë për tërshërë, për bar, për kashtë misri. Interesant si e kemi lejuar një gjë të tillë? Po ja që e kemi lejuar dhe natyrisht kemi bërë gabim, por në atë kohë ato edhe na duheshin. Ç’të bëjmë tani me këto kafshë të oborreve? Ato nuk mund t’ua marrim pronarëve të tyre, por e vetmja rrugë është të bëjmë kolektivizimin e tyre në kooperativë. Tani të vendosim se si do ta bëjmë këtë kolektivizim, si t’ua marrim atyre që i kanë?
Mehmet Shehu: Të veprojmë si me qetë shoku Enver. Edhe këta ne ua kemi marrë oborreve dhe vlerën e tyre ua kemi paguar, po me këste.
Enver Hoxha: Domethënë t’ua kolektivizojmë dhe t’ua paguajmë vleftën me këste.
Mehmet Shehu: Dëme në këto kafshë mendoj nuk do kemi se kur filluam të kolektivizojmë bagëtitë për mish e qumësht, shumë familje i therën një pjesë të tyre, kurse gomarin ose mushkën nuk e ther dot se nuk e hanë. Edhe kalin po kështu, kurse lopën që e ka mund ta therë.
Enver Hoxha: Jo, as lopën nuk do ta therë, mendoj unë.
Mehmet Shehu: Megjithatë, ne nuk mendojmë të kalojmë në kolektivizim të lopëve, po në tufëzim të tyre, ndërsa në gomarë, mushka e kuaj duhet të kalojmë në kolektivizim. Të bëjë thirrje partia, të kalojmë në kolektivizimin e kafshëve të ngarkesës dhe të marrë fund kjo punë. Të kemi parasysh se kolektivizimi (i gomerëve, kuajve, mushkave etj-shënim), do të bëhet me pagesë, jo përnjëherë, po me këste, ashtu siç kemi kolektivizuar qetë. (sic.)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Liria e së nesërmes”: A e njeh ky njeri rrugën e paqes mes Izraelit dhe Palestinës?
Fuqia dhe utopia e një “bote me besë”, fytyrë apo maskë
Mbijetesa e poezisë
Dhjetë vjet vetmi: Bota letrare, një dekadë pa Marquezin
Pushtimi i Beogradit me vetëm shtatë ushtarë gjermanë
Karnavalet, origjina dhe domethënia
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre