LAJMI I FUNDIT:

Luana Vjollca e mbyll emisionin me nderime: Ngushëllime dëshmorit dhe respekte Policisë së Kosovës

Luana Vjollca e mbyll emisionin me nderime: Ngushëllime dëshmorit dhe respekte Policisë së Kosovës
Foto: Love Island Albania/YouTube
Reklama

Prezantuesja Luana Vjollca, po vazhdon të jetë shumë aktive në televizion.

Ajo është e angazhuar aktualisht në prezantimin e spektaklin “Love Island Albania” – format ky të cilin e solli për herë të parë në Shqipëri.


E teksa e diela ishte një ditë mjaft e vështirë për Kosovën, Luana gjeti rastin që në mbyllje të emisionit të së dielës, të bënte një nderim për policin e ndjerë që ra në krye të detyrës të dielën në Zveqan.

“Faleminderit publikut më të mirë të zemrës sime, por ju lutem do të doja për shkak të një lajmi që gjatë publicitetit e lexova, do të doja t’i thoja ngushëllime dëshmorit dhe respekte Policisë së Kosovës. Natën”, tha Luana në mbyllje të “Love Island Albania”.

Ajo e publikoi më pas këtë video në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku mesazhet e shumta nga ndjekësit nuk munguan, duke komplimentuar bukuroshen për nderimet e bëra dhe respektin e treguar.

Luana përndryshe këto ditë është nisur për në Milano, për të marrë pjesë në mbyllje të Javës së Modës atje. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Jam rritur me njerkë” - Kaderi shpërthen në lot teksa rrëfen për historinë e jetës së saj

“Jam rritur me njerkë” - Kaderi shpërthen në lot teksa rrëfen për historinë e jetës së saj

Magazina
Edona James e nervozuar me veprimin e Albyt, thotë se për shkak të operacioneve që ka kryer nuk e toleron goditjen në të pasme

Edona James e nervozuar me veprimin e Albyt, thotë se për shkak të operacioneve që ka kryer nuk e toleron goditjen në të pasme

Magazina
Drake befason sërish shqiptarët - pasi përmendi Prishtinën, tani shfaqet me flamurin kuq e zi në videoklipin e “Polar Opposites”

Drake befason sërish shqiptarët - pasi përmendi Prishtinën, tani shfaqet me flamurin kuq e zi në videoklipin e “Polar Opposites”

Magazina
Puthje dhe ledhatime, Lumbardhi dhe Alby shihen të afërt me njëri-tjetrin

Puthje dhe ledhatime, Lumbardhi dhe Alby shihen të afërt me njëri-tjetrin

Magazina
Blero tregon vuajtjet kur erdhi nga Suedia, tentonin ta largonin me çdo kusht nga tregu i muzikës

Blero tregon vuajtjet kur erdhi nga Suedia, tentonin ta largonin me çdo kusht nga tregu i muzikës

Magazina
Vesa e zhgënjyer pas daljes nga BBVK: Unë buzëqeshi, edhe pse populli kësaj here paska zgjedhur të mbështes e të votoj imoralitetin

Vesa e zhgënjyer pas daljes nga BBVK: Unë buzëqeshi, edhe pse populli kësaj here paska zgjedhur të mbështes e të votoj imoralitetin

Magazina
Kalo në kategori