LAJMI I FUNDIT:

Luana Bajrami – aktorja shqiptare me rol në filmin që fitoi çmimin kryesor në Festivalin e Filmit në Venecia

Luana Bajrami – aktorja shqiptare me rol në filmin që fitoi çmimin kryesor në Festivalin e Filmit në Venecia
Kasta e aktorëve të "Happening" (Foto: Getty Images)

Mbrëmë (e shtunë) u kumtua lajmi se filmi i Audrey Diwan, “L’Evenement” apo “Happening” ka fituar çmimin kryesor njëherësh “Luanin e Artë” në Festivalin e Filmit në Venecia.

Në filmin e regjisores franceze për abortet ilegale në rolet kryesore të tij janë aktoret: Anamaria Vartolomei, Kacey Mottet Klein dhe Luana Bajrami.


“Kinemaja është një mjet për të transmetuar emocione. Ne nuk donim të dramatizonim situatat, ne po kërkonim një mishërim të së vërtetës”, tha regjisorja Diwan në fjalimin e saj.

Luana Bajrami (Foto: Getty Images)

“L’Evenement” ndërkaq është filmi i dytë francez që fiton një festival të madh që kur filmi i Julia Ducournau, “Titane”, fitoi Palmën e Artë në Kanë në korrik.

Regjisorja, 41-vjeçe, gjithashtu theksoi rëndësinë e përfaqësimit të ndryshimeve fizike të gruas së re dhe në të njëjtën kohë, të një qasjeje intime, të fokusuar në filmimin mbi të gjitha ‘lëvizjet e kokës dhe të syve’ të personazheve.

“L'Evenement” fiton çmimin kryesor në Festivalin e Filmit në Venecia
Lexo po ashtu “L'Evenement” fiton çmimin kryesor në Festivalin e Filmit në Venecia

Aktorja e regjisorja shqiptare, Luana, nga ana tjetër e çoi Kosovën ne Festivalin e Filmit në Kanë me filmin “Luaneshat e Kodrës”.

Kasta e aktorëve të “Happening” (Foto: Getty Images)

Ky njëkohësisht ishte filmi i parë i gjatë i bashkë prodhuar nga Kosova e Franca dhe i xhiruar në Kosovë që shfaqi premierën në festivalin më të rëndësishëm të filmit në botë.

Në Festivalin e Filmit në Venecia, aktorja më e mirë u shpall Penelope Cruz me rolin në filmin “Parallel Mothers” si dhe aktori më i mirë John Arcilla me filmin “On the Job: The Missing 8”. /Telegrafi/

Kasta e aktorëve të “Happening” (Foto: Getty Images)

Në trend Magazina

Më shumë
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Magazina
Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori