LAJMI I FUNDIT:

“Luan është më i mirë se Gabigol dhe Gabriel Jesus”

“Luan është më i mirë se Gabigol dhe Gabriel Jesus”

Sulmuesi i i njohur me emrin ‘Luan’ është cilësuar si “më i mirë se Gabigoli dhe Gabriel Jesusi” nga nënpresidenti i klubit Gremio, Odorico Roman, me brazilianin që ka ngjallur interesim nga Liverpooli, Arsenali dhe Tottenhami.

24-vjeçari është një talent shumë i kërkuar, me skuadra nga e ë gjithë Evropa që planifikojnë sulme gjatë afatit kalimtar veror për shërbimet e tij.


Klubi i tij i tanishëm, Gremio, pranon se interesimi po shfaqet nga skuadra të ndryshme, descitnacione të mundshme në Ligën Premier, Serie A, La Liga, Ligue 1 dhe Bundesliga.

Gremio mohon transferimin te Liverpooli të “Ronaldinhos së ri”
Lexo po ashtu Gremio mohon transferimin te Liverpooli të “Ronaldinhos së ri”

Nënpresidenti i Gremios, Odorico Roman, beson se avancimi i talentit nuk do të ishte i paqëndrueshëm në asnjë prej këtyre ligave, me Luanin që aktualisht konsiderohet si talenti më i madh në Brazil.

“Ka shumë ekipe të interesuara në Luanin, nga e gjithë Evropa. Nuk ka asgjë konkrete, kështu që unë nuk mund t’i emëroj klubet dhe nuk do të ishte e drejtë që publikisht të zbulohen synimet e tyre”, ka thënë Roman për FCInterNews.

“Nga cilat vende kërkohet? Anglia, Spanja, Franca, Italia, Rusia dhe Gjermania”, përcjell Telegrafi.

Ronaldinho: Gabriel Jesus do të bëhet më i miri në botë
Lexo po ashtu Ronaldinho: Gabriel Jesus do të bëhet më i miri në botë

“Luan është një lojtar shumë i fortë dhe një talent i rrallë. Ai ishte një protagonist i ekipit të Brazilit, të cilët ishin kampionë olimpikë”.

Luan duke iu gëzuar një goli me fanellën e Gremios

“Ai nuk vlerësohet në Evropë si Gabigoli apo Gabriel Jesus, por sipas mendimit tim ai është më i mirë se të dyja.

“Ai është 24 vjeç, kështu që shton rrezikun që të mos përshtatet kontinenti i vjetër ku unë nuk mendoj se ata luajnë të njëjtin lloj të futbollit, por përsëris, ai ka cilësi të mëdha.

Ronaldo: Gabigol një blerje e shkëlqyer
Lexo po ashtu Ronaldo: Gabigol një blerje e shkëlqyer

“Unë nuk mendoj se vlera e tij mund të jetë larg nga Gabigol ose Gabriel Jezus. Ai luajti më shumë se ata në Olimpiadë dhe aktualisht është sulmuesi më i mirë në Brazil”.

“Për ne, ideale do ishte ta shisnim tani, por do ta mbajmë atë deri në fund të sezonit në dhjetor”, përfundoi nënpresidenti i Gremios.

Luan bëri debutimin e tij të parë me reprezentacionin e Brazilit në janar, dhe ishte pjesë e skuadrës fituese të medaljes së artë në Lojërat Olimpike të 2016 në Rio de Janeiro. /Telegrafi/  

https://www.youtube.com/watch?v=H2JO9I9V_58